Flash

Meloni: Një marrëveshje e vërtetë është e nevojshme mes SHBA dhe BE

Lapsi.al 29 April 2025
Meloni: Një marrëveshje e vërtetë është e

ryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për Corriere della Sera, e përshkroi takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit një moment historik dhe një dhuratë nga Papa Françesku.

"Mendoj se ishte një moment i bukur, dhe nga ajo që më thanë protagonistët, mund të ketë përfaqësuar edhe një pikë kthese. Ndoshta dhurata e fundit e Papa Françeskut për të gjithë ne. Mendoj se ai meritonte një funeral madhështor dhe të qetë, siç ishte, dhe mendoj se në atë përballje ballë për ballë ishte, nuk di si ta them… shpirti i tij”, tha Meloni.

Duke u ndalur te përplasjet e fundit SHBA-BE për shkak edhe të tarifave doganore të Donald Trump, Meloni tha se ka ardhur koha për një marrëveshje të vërtetë midis Unionit dhe SHBA.

“Që takimet të sjellin rezultate, nevojitet kohë, ato duhet të përgatiten me kujdes, nuk duhet të jenë formale, por përmbajtësore. Sot koha nuk është ende e pjekur. Sigurisht, ekziston pezullimi 90-ditor i detyrimeve, ka afate, por unë jam e interesuar të sjell në vend një marrëveshje të vërtetë që i shërben para së gjithash Italisë, si dhe Evropës dhe SHBA-së", tha ajo.

E pyetur për qëndrimin italian lidhur me një marrëveshje të mundshme paqejej midis Rusisë dhe Ukrainës, ajo theksoi: “Ajo që kemi pasur që nga fillimi i agresionit rus: të qëndrojmë pranë Ukrainës, e cila, pa mbështetjen perëndimore, nuk do të kishte qenë në gjendje të mbronte lirinë e saj. Ne tani mbështesim përpjekjet e Trump dhe jemi të lumtur që Zelensky ka shprehur gatishmërinë e tij për një armëpushim pa kushte, duke demonstruar se edhe Ukraina dëshiron paqe.”

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:07

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI