Flash

Protestë në fshatin Shën Pjetër, banorët kërkojnë ujë të pijshëm

Lapsi.al 29 April 2025
Protestë në fshatin Shën Pjetër, banorët

Disa banorë të fshatit Shën Pjetër në Durrës kanë protestuar ditën e sotme për shkak të mungesës së ujit të pijshëm, një problem që ka zgjatur për shumë kohë. Rreth 60 familje të këtij fshati kanë kërkuar vëmendjen e autoriteteve lokale, pasi vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha për sigurimin e ujit të pijshëm. Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë nga Bashkia e Durrësit, por u është thënë se ata duhet të financojnë vetë punimet për të siguruar ujë të pijshëm.

"Në lagjet tona nuk ka pasur kurrë ujë të pijshëm dhe kjo ka krijuar një situatë të padurueshme për ne. Kërkojmë nga shteti që të furnizohemi me ujë të pijshëm, siç ndodh në zonat e tjera që kanë linja të miratuara dhe të realizuara. Të gjitha zonat e tjera kanë ujë të pijshëm me linjë të mirëfilltë, por ne këtu, në fshatin Shën Pjetër, nuk kemi.

Na janë bërë vetëm premtime boshe, ndërsa investimet janë realizuar në mënyrë të dyshimtë dhe janë shpërndarë për fushata, e jo për të zgjidhur problemet reale të qytetarëve. Ne nuk kemi fare linjë për ujë të pijshëm dhe kjo ka krijuar një situatë të pashpresë për shumë familje. Kërkojmë që të merren masa urgjente, përndryshe jemi të detyruar të bllokojmë aksin kryesor të rrugës dhe të kërkojmë drejtësinë tonë me çdo mënyrë të mundshme," thanë banorët.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI