Flash

Nafta për fermerët, qeveria ndryshon kriteret për përfitimin

Lapsi.al 29 April 2025
Nafta për fermerët, qeveria ndryshon kriteret për përfitimin

Fermerët që aplikojnë për përfitimin e naftës për punimet bujqësore do të përballen me më pak barriera burokratike. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Financave kanë miratuar ndryshime në udhëzimin nr. 14, datë 28.3.2025, “Për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit për programin e bujqësisë dhe zhvillimit rural për vitin 2025”, duke thjeshtuar dokumentacionin që duhet të ngarkohet në sistem gjatë aplikimit.

Sipas ndryshimeve të botuara në Fletoren Zyrtare, dokumentet që kërkohen varen nga statusi i pronësisë apo përdorimit të tokës, si dhe regjistrimi i saj në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Skemat janë të ndara sipas katër situatave kryesore:

Nëse aplikanti është pronar i tokës në emrin e tij dhe ka certifikatë pronësie, duhet të dorëzojë: Certifikatën e pronësisë, Kartelën e pasurisë, Hartën treguese të ngastrës. Për ata që kanë Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) në emër të tyre si përfaqësues të familjes bujqësore, kërkohet vetëm dorëzimi i AMTP-së.

Në udhëzimin e mëparshëm për këtë kategori fermerëve iu kërkohej të dorëzonin edhe fragmentin apo skicën e hartës kadastrale ose planvendosje e vërtetuar nga Drejtoria e Administrimit të Tokës (DAMT) ose Njësia Administrative.

Udhëzimi i ndryshuar gjithashtu përcakton se për rastet kur aplikanti është anëtar i familjes që ka përfituar tokën do të vijojë të dorëzojë gjatë procesit të aplikimit përveç AMTP të tokës edhe Fragmentin e hartës kadastrale i vërtetuar, Certifikata familjare (gjendja më 1.8.1991) dhe Marrëveshje dakordësie nga shumica e familjarëve që tokën ta përdorë aplikanti.

Për rastet kur toka bujqësore është marrë me qira apo huapërdorje: Kontratë qiraje ose huapërdorjeje, Dokument i ligjshëm i firmosur nga palët, Dokumentet përkatëse të pronësisë së tokës.

Këto ndryshime synojnë të përshpejtojnë përfitimin e naftës dhe të ulin kostot e aplikimit për fermerët që shpesh janë përballur dhe me vonesa administrative. Formulari i aplikimit plotësohet online nëpërmjet e-Albania. Aplikimet për përfitimin e naftës në bujqësi, përfshirë edhe 7 masat e tjera të skemave të mbështetjes në bujqësi do të zgjasin deri në 30 Maj 2025./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI