Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Hiqej si filiali i një banke dhe u vidhte paratë qytetarëve, arrestohet 23-vjeçari

Lapsi.al 28 April 2025
Hiqej si filiali i një banke dhe u vidhte paratë qytetarëve,

Një 23-vjeçar nga Franca ka përfunduar në pranga të policisë së Tiranës për mashtrim. Sipas policisë, ky person u dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria.

Pasi i kishte mashtruar njerëzit, 23-vjeçari nga Franca ka ardhur në Shqipëri për të tërhequr shumën e parave, që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit. Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor kundër krimit kibernetik, i koduar “MISLEADING MESSAGES”. Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca.

23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas denoncimeve të marra nga qytetarë të cilët kishin rënë pre e një mashtrimi nëpërmjet linqeve bankare të rreme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MISLEADING MESSAGES”.

Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.

Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të grupeve hetimore, u realizua lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguron qytetarët se ka të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore për të gjurmuar, identifikuar dhe arrestuar ata që keqpërdorin hapësirat e rrjeteve sociale në dëm të qytetarëve dhe apelon sërish për më shumë vigjilencë nga qytetarët ndaj çdo aplikacioni të panjohur që iu ofrohet në rrjetet e tyre sociale dhe t’i denoncojnë menjëherë në Policinë e Shtetit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.4 le...

08:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI