Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Berisha-diasporës: Kthehuni dhe investoni në Shqipëri

Lapsi.al 27 April 2025
Berisha-diasporës: Kthehuni dhe investoni në Shqipëri

Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës të kthehen dhe të investojnë në Shqipëri. Ai u zotua se për 5 vitet e para ata që do të kthehen të investojnë në vend nuk do të paguajnë asnjë taksë

Berisha u shpreh se në Europë nuk ka asnjë vend me pasuritë nëntokësore dhe mbitokësore që ka Shqipëria. Ai tha se vendi jonë është vendi që mund të pasurojë qytetarët e saj më shpejt, më shumë se çdo vend tjetër. Por këto pasuri sipas kryedemokratit janë vjedhur nga qeveria dhe ato që i quajti "narkotrafikantë".

Më tej tha se programi i Shqipërisë Madhështore merr përsipër që qytetarët që janë në skamje t’i nxjerrë brenda 100 ditëve nga varfëria ekstreme. Kjo sipas tij do të arrihet përmes minimumit jetik, rritjes së pensioneve dhe pagave.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

E vërteta është, sot një pensionist në Shqipëri, që në vitin 2013 merrte 143 mijë lekë, mund të blinte me ato 143 mijë lekë, sa blihen sot me 390 mijë lekë. Po, a u rritën pensionet me 390 mijë lekë? Pensionet u rritën, o miqtë e mi, vetëm 172 mijë lekë. Nga 143 mijë, kaluan në 172 mijë. Po në Mal Të Zi? Mali i Zi i kishte pensionet 138 mijë lekë. Sa merr sot malazezi? 450 mijë lekë. Pse? Sepse, qeveria çdo vit kur ndan paratë, ua kthen një pjesë të mirë qytetarëve. Ua kthen në rroga, pensione, shërbim shëndetësor, në shkolla, ua kthen në shërbime tjera, ua kthen në subvencione. Kurse këta, i ndajnë njëri me tjetrin, o miq.

A lexoni ju çdo ditë, se si tenderat fitohen nga familjarë të njëri tjetrit? A lexoni ju çdo ditë, se si rrugën ndërtohen me 10-fishin e çmimit? Lexoni ju, se si zhduket djegësi i Tiranës. 130 milionë euro me firmë të Edi Ramës, dhe nuk ekziston nam as nishan, sepse milionat i ka marrë vet Edi Rama me firmën e tij. Pra, çfarë ndodh në vendin tuaj? Si ka mundësi që, njerëzit tuaj varfërohen nga viti në vit, dhe mund të mbijetojnë falë ndihmave tuaja? E gjitha kjo vjen se, çmimet shkojnë në stratosferë. Euro ka rënë përtokë. Euro është zhvlerësuar 35%. Imagjinoni, sot 100 euro që ju dërgoni kushtojnë 35 euro më pak se sa kushtonin 10 vite më parë. Po, pse?

Se vërshojnë narkoeurot. E dëgjoni atë, domethënë, do bëjë dhe amnistinë e tyre. Mirëpo kjo, vret xhepat tuaj, rëndon familjet tuaja. E gjitha kjo, krijoi një terrën, Shqipëria nuk jetohet. A ka vend më të pasur se sa Shqipëria? Ua them unë ju.

Në Europë nuk ka absolutish asnjë vend me pasuritë përrallore, nëntokësore dhe mbitokësore që ka Shqipëria. Shqipëria është vendi që mund të pasurojë qytetarët e saj më shpejt, më shumë se çdo vend tjetër. Por, Shqipëria vidhet në pasuritë e saj, pasuritë e saj ndahen nga qeveritarët, narkotrafikantët. Miq, ndaj dhe ne vijmë tek ju me një program i cili brenda 100 ditëve merr përsipër që prindërit tuaj, gjyshërit tuaj, familjarët tuaj, që janë në skamje t’i nxjerrë brenda 100 ditëve nga varfëria ekstreme. Vendoset në Shqipëri minimumi jetik 200 euro. Nuk do ketë pensione nën 200 euro. Por sot, 56% të pensioneve janë ndën 172 euro. Sot, qytetarët me ndihmë ekonomike marrin një ndihme prej 60-70 eurosh, qesharake.

Sot, të papunët marrin një ndihmë qesharake. Pra, nuk do ketë shqiptar që do firmosë ndën 200 euro. Rroga minimale rritet në 500 euro. Rroga mesatare në 1200 euro. Dhe këto, janë vetëm starti për të dalë siç ishim në krye. Me rroga dhe pensione të vendeve të rajonit. Por miq, Made in Albania, është shtyllë krysore e Shqipërisë madhështore. Prodhimi në Shqipëri, është kusht i të gjitha kushteve që Shqipëria të ngrihet në lartësinë e madhështisë së saj. Ndaj dhe, jam këtu për t’u ftuar ju, çdo emigrante dhe emigrant në Greqi dhe kudo që ndodheni, planifikoni të ktheheni në Shqipëri. Investoni në Shqipëri. Ju jap fjalën se, 5 vitet e para nuk do të keni asnjë taksë. Ju jap fjalën, se secili nga ju, që kërkon mbështeje do ketë kredi të buta dhe grante për biznesin e tij, do ketë kredi të buta për strehimin e tij. Sikundër, zotohem para jush se, taksat për shtëpitë tuaja në Shqipëri do të zerohen, gjersa ju të ktheheni në to. Nuk u marrë kush taska ju, jo. Makinën e parë, do ta sillni pa taksa në Shqipëri. Do ketë lehtësira të tjera.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI