Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës

Lapsi.al 27 April 2025
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa. Dyshja akuzohen për kryerjen e veprave penale “Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Në njoftimin e SPAK thuhet se pasuritë e tyre janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale. Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1, 937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë. Në këto pasuri përfshihen apartamente, garazhe, njësi banimi, sipërfaqe me pemëtore, etj.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 25 prill 2025 ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasve Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, në kuadër të procedimit pasuror nr.13 i vitit 2023.

Shtetasit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa janë subjekte të hetimit pasuror, pas regjistrimit të procedimit penal nr.300/2021*, me akuzat për kryerjen e veprave penale:

“Mashtrim kompjuterik” e kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 143/b/2, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e dispozitave të Ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, ndryshuar me ligjin nr.70/2017, janë kryer hetime në kuadër të hetimit pasuror dhe si rezultat janë identifikuar dhe sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.

Në përfundim të hetimit pasuror nr.13/2023, rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale.

Vlera e pasurive të sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi është rreth 1, 937,145 Euro dhe 33,089,854 lekë:

Pasuritë:

“Apartament” i tipit 2+1, me sipërfaqe totale 110 m2, me adresë në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Vilë banimi 3-tre katëshe + bodrum, me sipërfaqe perimetrale prej 420 m2 dhe sipërfaqe totale të ndërtesës + veranda prej 342 m2, me adresë në Selitë Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Njësi, me sipërfaqe 167 m2, me adresë: Rruga e Kavajës Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.

Garazh, me sipërfaqe totale 19 m2, me adresë në rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka,

Apartament, i llojit Apartament (3+1) me sipërfaqe 146.12 m2, me adresë në Rrugën “Margarita Tutulani”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.

Apartament, me sipërfaqe 66.96 m2, me adresë rruga “Margarita Tutulani”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi dhe L. Leka.

Apartament, me sipërfaqe totale 96 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, pronësi të Erjon Kasmi.

Garazh, me sipërfaqe totale 16 m2, me adresë Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, në pronësi të Erjon Kasmi.

Truall, me sipërfaqe 2750 m2, nga e cila 750 m2 ndërtesë, me adresë Mazrek Tiranë, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi.

Apartament, me sipërfaqe 57 m2, me vendodhje në lagjen Nr. 13 Durrës, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi dhe L. Leka.

Pasuria: ‘Apartament’, tipi 2+1, me sipërfaqe totale 117.05 m2, në pronësi të L. Leka, me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.

Garazhe 2 (dy), me sipërfaqe totale 40 m2, në pronësi të L. Leka me adresë të pasurisë, në ‘Rruga e Dafinave’, Ish Fusha e Aviacionit Tiranë.

Pemëtore 100 m2, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë.

Pemëtore 1000 m2, në pronësi të Erjon Kasmi, në Borsh Sarandë

Subjekti tregtar ‘Wood Land’ Shpk, në pronësi të Erjon Ylli Kasmi, me qendër në Kashar, Mazrek Tiranë.

Apartament, me sipërfaqe totale 67.73 m2, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa me adresë Kryemëdhenj, Kavajë,

Garazh, në pronësi të Xhulian Etem Xhafa dhe S. Tila, me sipërfaqe 16.30 m2, me adresë rruga “Ndre Mjeda” Tiranë.

Apartament, me sipërfaqe 79.42 m2, në pronësi të Xhulian Xhafa me NID J20623112M dhe S.Mustafa Tila, me adresë rruga “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Apartament” me sipërfaqe totale 93.8 m2, në emë të Xhulian Xhafa dhe S. Tila, me adresë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Vlerat monetare të sekuestruara në llogari bankare janë në shumën 588,225 euro dhe 19,789,854 lekë.

Për shtetasin Erjon Kasmi, vlera e pasurive të paluajtshme sipas kontratave është 1,108,920 euro dhe 13,300,000 lekë.

Vlera e pasurive te paluajtshme sipas kontratave për shtetasin, Xhuljan Xhafa është në vlerën 240,000 euro.

Erjon Kasmi dhw Xhulian Xhafa u dënuan me 21 vite burg për 7 milionë eurove ndaj gjermanëve përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa. Por Apeli i GJKKO prishi vendimin me datë 23 Prill, dhe urdhëroi që çështja të rigjykohet nga fillimi me trupë tjetër në Gjykatën e Posaçme.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI