Flash

Berisha: Rama del me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi me salmonelën e pulave

Lapsi.al 27 April 2025
Berisha: Rama del me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi me

Në takimin e sotëm në Selanik, kryedemokrati Sali Berisha tha se pak ditë na ndajnë nga 11 maji. Berisha u shpreh se koalicioni "PD-ASHM" del para shqiptarëve me Chris LaCivita, ndërsa PS me Vullnet Sinën. Këtë fundit e ka cilësuar si "hajduti që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave."

Në mbyllje të fjalimit të tij, Berisha iu bëri thirrje çdo qytetari që është regjistruar për të votuar, të mos votojë për Ramën por për ndryshimin.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Por, 11 maji po afron. Është ora jonë! Është dita jonë! Dhe më 11 maj, shqiptarët do të vërshojnë nga toka, deti, ajri drejt Shqipërisë. Ne dalim para shqiptarëve me Chris LaCivita-n, një nga kryestrategët e fitoreve në botë. Ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajdutin që helmoi Shqipërinë me salmonelën e pulave. Në fakt, edhe vet Edi Ramën, që ta dini ju këtë. Po, po ua them unë ju.

Dhe u tha mjekëve se: e kam nga breshka. Pra, ja ku ka mbetur. Shkon në Korçë, dhe përdor Peleshin e tij. Mendon, se tani e gjeta. Në Korçë, arrita të blej dhe Ilir Vrenozin. Ilir, ti u bëre star-i i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë. Përfaqësove njeriun e thjeshtë. Tregove se, karakteri, nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë dhe në Shqipëri. Të falënderoj shumë në emër të të gjithë ketyre emigrantëve.

Ndaj dhe, të bashkohemi. I bëj thirrje, çdo qytetari që është regjistruar për të votuar. Asnjë votë Edi Ramës, asnjë votë për ata të cilët po zbrazin Shqipërinë, po mjerojnë Shqipërinë, po ndajnë pasuritë e saj. Çdo votë për ndryshimin. Çdo votë për Shqipërinë Madhështore. Është radha jonë! Është radha jonë! Fitore, fitore, fitore! Rrofshi ju, rroftë Shqipëria, rroftë Greqia!

Zoti i bekoftë kombet tona! Fitore, fitore, fitore!

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI