Flash

Adriatik Lapaj paditi për shpifje Agron Shehajn, shtyhet seanca e parë në GJKKO

Lapsi.al 24 April 2025
Adriatik Lapaj paditi për shpifje Agron Shehajn, shtyhet seanca e parë

Është shtyrë seanca e parë e padisë së Adriatik Lapajt ndaj Agron Shehajt për shpifje. Shkak është bërë mungesa e Agron Shehajt i cili sipas gjykatës nuk ishte njoftuar. Vetë Lapaj ishte i pranishëm.

Adriatik Lapaj paditi për shpifje në SPAK Agron Shehajn pas akuzave se ka marrë 45 mijë euro nga një kompani e Çopjave. Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë miliona lekë nga kompania që u sekuestrua nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal.

Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë. Shehaj vazhdoi sërish me akuzat, duke i shoqëruar edhe me dokumente, ku thoshte se Lapaj ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet. Sipas Shehajt, vendimi për pronën është dhënë nga vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, kur ai ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI