Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Riatdhesohet emigranti i parë nga kampi i Gjadrit

Lapsi.al 19 April 2025
Riatdhesohet emigranti i parë nga kampi i Gjadrit

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi ka njoftuar se është kryer riatdhesimi i parë nga Shqipëria i një shtetasi të huaj që ishte vendosur para pak ditësh në kampin e Gjadrit. Emigranti është kthyer në vendin e tij të origjinës.

Në një postim në "X", Piantedosi shkruan se operacionet e riatdhesimit të migrantëve të parregullt do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim siç parashikohet nga strategjia e qeverisë për një veprim më efektiv për të luftuar imigracionin e paligjshëm.

Sipas medias italiane "ANSA", shtetasi i riatdhesuar është një 42-vjeçar nga Bangladeshi i ardhur në Itali në vitin 2009 dhe është dëbuar për shkak të rrezikut social. Ai ka disa dënime të mëparshme, duke përfshirë një episod të rëndë të dhunës në familje.

Pak ditë më parë, kaosi dhe dhuna shpërthyer në kampin e Gjadrit ku janë vendosur 40 emigrantë nga Italia për riatdhesim pas dekreteve të dëbimit. 20 nga emigrantët protestuan duke dëmtuar mobiliet dhe infrastrukturën e qendrës dhe duke shkaktuar kaos. Xhamat e thyera, dyshekët e shkatërruar dhe shtëpitë e plaçkitura janë vetëm disa nga shenjat e lëna nga dhuna e emigrantëve. Ndërkohë pas hetimeve të kryera mbi këto trazira, 10 emigrantë janë futur në qelitë e burgut të ndërtuara brenda objektit posaçërisht për raste të tilla. Ata do të mund të takohen vetëm me avokatët e tyre.

Tre nga emigrantët e përfshirë në kaosin e dhunshëm brenda qendre janë plagosur duke i shkaktuar vetes plagë me thikë. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore nga personelit mjekësor. Fatmirësisht asnjë nga  lëndimet nuk ishte serioz.

Emigrantët e vendosur në Gjadër janë kryesisht tunizianë dhe marokenë, por disa vijnë nga vende të tjera si Bangladeshi dhe Moldavia. Ata zbritën nga anija të prangosur dhe të shoqëruar nga efektivë të shumtë policia.

Mediat italiane kanë dhënë dhe detaje lidhur me veprat penale që këto emigrantë kanë kryer në Itali e për të cilat janë dënuar me burg. Ndaj tyre është lëshuar urdhër dëbimi pasi konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë. 60% e tyre kanë një dënim për tentativë vrasje, pesë janë shpallur fajtorë për dhunë seksuale, shumë prej tyre kanë dënime të formës së prerë për joshje të të miturve, drogë dhe krime kundër personit ose pronës. Një tjetër shkelje ligjore e përbashkët e tyre është dhënia e informacioneve të rreme për veten.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI