Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Atentati në Lundër/Po ecte paralelisht me GClass-in, qytetari i shpëton plumbave

Lapsi.al 19 April 2025
Atentati në Lundër/Po ecte paralelisht me GClass-in, qytetari i

Një tjetër qytetarë i rastësishëm ka shpëtuar breshërisë së plumbave të mbrëmjes së 17 prillit në Tiranë. Bëhet fjalë për një të ri i cili ka qenë duke udhëtuar paralelisht me makinën e tij tip “Ford” në momentin kur ka ndodhur sulmi ndaj makinës GClass.

Makina e të riut ka marrë 1 plumb ne kolonën e derës së makinës. Ai ka ikur me shpejtësi nga frika dhe është futur në parkimin e një qendre tregtare ku më pas ka njoftuar policinë për atë çfarë kishte ndodhur.

Atij i është marrë dëshmia po pavarësisht se ka qenë dëshmitarë okular ai nuk ka mundur të shquaj autorët e kësaj ngjarje pasi sipas tij gjithçka ka ndodhur shumë shpejtë dhe ka ikur me nxitim nga frika.

Ndërkohë përveç pistës që mund të ketë qenë një ngatërresë, policia dhe prokuroria e Tiranës po hetojnë edhe mundësinë që sulmi është bërë kundër pronarëve të e kompanisë së sigurisë fizike “Pelikani Security” ku po shihen konflikte të mëparshme që mund te kenë pasur.

Kjo edhe për faktin se policia mori në pyetje në Lezhë edhe bashkëshorten e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra 2 orë para ngjarjes, por ajo ka deklaruar se nuk e kishte idenë as se kush mund t’ia kishte vrarë vjehrrin apo që të kishte lidhje me plagosjen e 4 personave në Tiranë dhe se në momentin e plagosjes së tyre ndodhej në Milot.

Ajo mes te tjerave ka theksuar se nuk ka probleme me persona të tjerë, por nuk ka përjashtuar konfliktet që ka pasur bashkëshorti.

Nga dinamika që ka ngritur policia rezulton se autorët të cilët dyshohet të kenë qenë dy kanë pritur për një kohë të gjatë në zonë ku kanë prishur dhe një gardh metalike afër rrugës kryesore për t’u fshehur. Pas atentatit autorët me motor “Dukati” janë nisur drejt Elbasanit ku kanë humbur edhe gjurmët.

33 gëzhoja u gjetën nga policia në këtë vend, ndërsa 8 plumba goditen makinën G Class. Ndërsa 1 plumb tjetër makinën tip FORD të një tjetër qytetari.

Policia shoqëroi disa persona, të cilët janë me precedentë të mëparshëm penale por as marrja e tyre në pyetje dhe as hetimet e deritanishme nuk kanë sjelle ndonjë rezultat.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09