Flash

Sot u divorcuan zyrtarisht, Kryemadhi: Për të do të jepja dhe jetën!

Lapsi.al 11 April 2025
Sot u divorcuan zyrtarisht, Kryemadhi: Për të do të jepja dhe

Monika Kryemadhi ka bërë reagimin e parë pas zyrtarizimit të divorcit të saj me Ilir Metën ditën e sotme. Me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje qytetarëve që sot në orë 19:00 t'i bashkohen hapjes zyrtare të fushatës së opozitës në sheshin "Nënë Tereza".

Kryemadhi thotë se kërkon prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të saj, për të cilët ajo thotë se do të jepte jetën e jo më votë. Ajo shton se mediat sot vrapuan për të zyrtarizuar divorcin e tyre dhe se kjo është një ditë jo shumë të mirë për të dhe familjen e saj.

POSTIMI:

Të dashur miq!

Uroj që të më mirëkuptoni sot në këtë ditë të jo shumë të mirë për mua dhe familjen time. Mediat vrapuan sot për të zyrtarizuar sot divorcin tim me Ilir Metën. Familjarë që nga mamaja, vëllai, kushërinjtë, miqtë dhe mikeshat e mia për të gjithë ju që më keni ndjekur në të gjitha sfidat e mia dhe iu jam mirënjohëse për gjithçka.

Sot do iu lutesha të mos ndikoheni nga ky lajm, unë kërkoj prap me të njëjtin përkushtim dhe dashuri votën për babain e fëmijve të mi, për të cilët unë do të jepja jetën e jo më VOTËN për Ilir Metaj .

Sot kudo që jeni në çdo rrugicë dhe cep të Tiranës bashkohuni në hapjen e fushatës të opozitës sepse ky regjim është aq i keq dhe i helmuar sa helmon në qelizë dhe familjen shqiptare. Prandaj ju lutem sot më shumë se kurrë të jeni në Sheshin Nënë Tereza në orën 19 :00.

Të këshilluara

"Mamica" tregon sekretin e fitores së PS-së

Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës për Partinë Socialiste, Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj gjatë takimit të vajzave dhe grave socialiste në sallën e TK...

19:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI