Flash

Rama: Mbështetjen e grave s’do e ndërroja kurrë me të burrave

Lapsi.al 11 April 2025
Rama: Mbështetjen e grave s’do e ndërroja kurrë me të

“Shqipëria është grua”, u shpreh kryesocialisti Edi Rama, në takimin “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”, që çeli fushatën zgjedhore të PS-së.

Edi Rama: Të dashura nëna, motra, bija kudo ku jeni. Sot jemi mbledhur njëkohësisht në të 12 qarqet e vendit, ku zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për kuvendin e ardhshëm për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit. Duke qenë se ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të forumit të gruas, menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinatoret për të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë:

Shqipëria është grua! Europa është grua dhe suksesi për Shqipërinë 2030 varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë, nuk ka asgjë që më bën më shumë krenarë se sa fakti se kjo parti politike mbështetet nga gratë. 56% e zgjedhësve gra dhe vajza në rang vendi mbështesin PS, në disa qarqe është më e lartë. Te burrat, kjo % është më e ulët.

Mbështetjen më kuptimplotë të pjesës më të ndjeshme, të pjesës më të arsyeshme, të pjesës më sakrifikuese të popullit shqiptar, nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, mbështetjen e burrave dhe djemve. Mes dy palëve nuk ka diskutim që zgjedh të parat nënat, vajzat. Sot, në ditën e rënies së gongut të fushatës, nuk do ta nisnim këtë etapë përveçse kështu me gratë dhe vajzat, që duke e njohur nga brenda organizimin e PS, mendoj se meritojnë të gjuhet komandot e armatës sonë në rang vendi, madje dhe jashtë Shqipërisë. Ju falënderoj të gjithave ju në këtë sallë dhe në 11 sallat e tjera.

Të këshilluara

Hapja e fushatës, Meta mesazh nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në prag të hapjes së fushatës elektorale të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dhënë një mesazh nga burgu. Meta ...

13:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI