Flash

I shkaktoi mbi 3 milionë euro dëm ekonomik shtetit, arrestohet 19-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 11 April 2025
I shkaktoi mbi 3 milionë euro dëm ekonomik shtetit, arrestohet

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit si rezultar i vazhdimësisë së operacionit policor 'Skema'. I arrestuari Luvjano Topi, ishte shpallur më përpara në kërkim për veprën 'krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar', e cila dyshohet se i ka sjellë shtetit rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.

Gjykata i ka caktuar të arrestuarit masën arrest në burg ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/ Në vijim të operacionit policor të koduar “Skema”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për veprën penale "Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar". Operacioni “Skema”, i zhvilluar 6 muaj më parë, identifikoi 7 shtetas, të cilët deklaronin të dhëna financiare fiktive të subjekteve që administronin apo ku ishin të punësuar, për të shmangur detyrimet tatimore. Kjo veprimtari kriminale dyshohet t’i ketë sjellë shtetit, rreth 3 milionë euro dëm ekonomik.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin Luvjano Topi, 19 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar", në kuadër të operacionit të koduar “Skema”. Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Hapja e fushatës, Meta mesazh nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në prag të hapjes së fushatës elektorale të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dhënë një mesazh nga burgu. Meta ...

13:58

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI