Flash

Plagosën 30-vjeçarin në klubin e natës në Itali, vihen në pranga dy shqiptarët

Lapsi.al 11 April 2025
Plagosën 30-vjeçarin në klubin e natës në Itali,

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë plagosur një 30-vjeçar moldav në një klub nate. Plagosja mësohet se ka ndodhur pasi 30-vjeçari moldav përshëndeti të dashurën e njërit prej shqiptarëve. Pas kësaj ata janë konfliktuar dhe situata ka agravuar në përdorimin e thikave.

Akuzat ndaj tyre janë vrasja e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Nga plagët e marra moldavi humbi një veshke, të cilën mjekët u detyruan që t’ia hiqnin me ndërhyrje kirurgjikale, si dhe një pjesë e zorrës së trashë. I lënduar mbeti edhe një 24-vjeçar rus.

Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë Marco Odorisio, mori menjëherë masa administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi sipas hetuesve ka motive pasioni. Autori kryesor i sulmit u kap pas ndjekjes, i fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij në Venecia. Ai u gjet i befasuar dhe tentoi arratisjen, por pa sukses. Kur hyri policia për kontroll në shtëpi, shqiptari ishte duke fjetur.

Gjatë kontrollit u gjetën rrobat që kishte veshur mbrëmjen e sulmit dhe një thikë 22 centimetra, e fshehur në jastëkun që flinte, si dhe një kaçavidë në xhepat e një xhakete. Po më 7 prill agjentët zbuluan se ku fshihej edhe bashkëpunëtori tjetër, po shqiptar, me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky u kap i fshehur në shtëpinë e partneres, teksa iu sekuestrua një thikë, që po ekspertohet nëse është arma e përdorur në krim.

Në banesë u gjetën të fshehura edhe 20 gramë kokainë të ndara në doza, një peshore precize dhe material ambalazhi, si dhe shuma e parave të gatshme prej rreth 2 mijë eurosh, të ardhura të supozuara të trafikut të drogës, të cilat i kushtuan shqiptarit edhe një kallëzim për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.3 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 87.5 lekë dhe...

08:08

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI