Flash

Procedimet penale për mashtrimet në kredi dhe në sigurime u rritën vitin e kaluar

Lapsi.al 10 April 2025
Procedimet penale për mashtrimet në kredi dhe në sigurime u

Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe mashtrimit në sigurime u rritën vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, në vitin 2024 numri i procedimeve për veprën penale të mashtrimit në kredi arriti në 29 raste, nga 13 raste që ishin regjistruar në vitin 2023. Pas kishin rënë për dy vite radhazi, procedimet për këtë vepër penale erdhën përsëri në rritje vitin e kaluar.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale kundër mashtrimit për vitin 2024 ishte 4.96%, ndërsa në vitin 2023 kishte qenë 2.25%. Për këtë vepër penale, vitin e kaluar u dënuan nga gjykatat nëntë individë, numër ky i njëjtë me vitin 2023.

Neni 146 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në kredi si “mashtrimi në dokumentet e paraqitura, duke përfituar padrejtësisht kredi, duke regjistruar në mënyrë fiktive në hipotekë objekte që nuk ekzistojnë, ose tej vlerës së tyre reale, ose në pronësi të një tjetri, të bëra me qëllim për të mos kthyer më kredinë e marrë”. Sipas Kodit Penal, kjo vepër dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Forma më e përhapur e këtij mashtrimi në vitet e fundit ka qenë marrja e kredive bankare me dokumente të falsifikuara ose duke përdorur mjete identifikimi të personave të tjerë. Këto vepra penale janë bërë shqetësim për disa institucione financiare, duke i ekspozuar edhe ndaj dëmit reputacional.

Gjithmonë sipas Prokurorisë së Përgjithshme, vitin e kaluar u regjistruan 20 procedime për veprën penale të “mashtrimit në sigurime”, nga 13 që kishin qenë në vitin 2023.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Mashtrimet” ishte 3.42%, ndërkohë që në vitin 2023 kishte qenë 2.25%. Shtatë individë u dënuan nga gjykata për këtë vepër penale, nga gjashtë individë që ishin dënuar gjatë vitit 2023.

Neni 145 i Kodit Penal e përkufizon mashtrimin në sigurime si “paraqitja e rrethanave të rreme në lidhje me objektin që sigurohet, ose krijimi i rrethanave të rreme dhe paraqitja e tyre në dokumentet duke përfituar padrejtësisht sigurime”. Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.

Mashtrimi në sigurime lidhet kryesisht me inskenimin e ngjarjeve të sigurimit ose falsifikimin e rrethanave të tyre, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit nga kompanitë e sigurimeve./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do blihet me 98.5 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 89.5 lekë dhe...

07:50

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI