Flash

Rriten ankesat e bizneseve, 1 në 6 tendera të shpallur në 2024 të ankimuara

Lapsi.al 9 April 2025
Rriten ankesat e bizneseve, 1 në 6 tendera të shpallur në 2024

Gati një në gjashtë tendera të shpallura vjet u ankimuan nga kompanitë që bënë ofertë. Bazuar në raportin vjetor të 2024-ës të Komisionit të Prokurimit Publik thuhet se nga 7,168 procedura prokurimi të çelura vjet nga institucionet janë 1144 prej tyre janë ankimuar. Në total vjet thotë KPP u bënë 1151 ankesa, por 7 ishin për ankande apo leje minerare. Vlera e këtyre procedurave të ankimuara ishte 32.7 miliardë lekë pa TVSH.

Ankesat më të mëdha janë regjistruar për procedurat që kanë të bëjnë me punë publike, (rikonstruksion, ndërtim etj), ndjekur nga tenderat për mallra dhe më pas ato për shërbime.

Nga totali i ankesave të paraqitura pranë Komisionit të Prokurimit Publik pjesa më e madhe e tyre janë për shkak se kompanitë janë të pakënaqura me vlerësimin. Janë 714 ankesa të bërë për vlerësimin e ofertave, ku privati ka pretenduar se ky proces nuk është bërë në mënyrë të drejtë nga komisioni i vlerësimit të ofertave pranë institucionit që ka shpallur garën. Në raport me vitin 2023 kur ishin 514, ankesat janë rritur me 200 më shumë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI