Flash

Rama dhe Berisha në Itali për takim me emigrantët, vetëm 100 km larg njëri-tjetrit

Lapsi.al 9 April 2025
Rama dhe Berisha në Itali për takim me emigrantët, vetëm 100

Me hapjen e fushatës më 11 prill, Berisha nxitoi të jetë një hap para Ramës, ndonëse data të cilën vetë e zgjodhi, me qëllim ose jo, do i kujtojë shqiptarëve vetëm vdekjen e ish diktatorit.

Por sërish Berisha preferon të jetë 2-shi. Vendos të ndjekë kundërshtarin e tij, duke u kthyer një hap pas.

Doktori deklaron se do të jetë të dielën në Itali, në të njëjtën datë me Ramën i cili e ka njoftur takimin me emigrantët në Milano prej muajit mars.

Meqenëse Rama i mori qytetin më të madh të Lombardisë, Berisha nuk do e sfidojë aty, por ka zgjedhur qytetin e dytë më të populluar, Breshian.

Edhe orarin e ka zgjedhur me vetëm 1 orë diferencë, pas takimit të socialistëve.

Doktori, e kërkon me ngulm një ballafaqim me Ramën, edhe nëse takimi i Breshias i përfundon si ai me disa emigrantë në Napoli. Thirrjet për debat po i injorohen.

Ndoshta rastësia mund ta ndihmojë, e ti bëjë bashkë në aeroport, nëse të dy zgjedhin avionin për në Malpensa ose Bergamo. Doktori kundërshtarët i shpall armiq, brenda vendit, pasi kur del jashtë shtetit, ai ka qenë i hapur, si të ulej në tavolinë me Nanon në Trieste, ashtu dhe të merrte Ramën në avionin e kthimit nga Kosova në Tiranë në 2006.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI