Flash

Pezullimi i tarifave të Trump, Shqipëria nuk arrin të përfitojë

Lapsi.al 9 April 2025
Pezullimi i tarifave të Trump, Shqipëria nuk arrin të

Vetëm pak ditë pas tronditjes që krijoi në tregjet botërore, përfshi madje edhe bursën amerikane, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezullon për një periudhë 90-ditore tarifat tregtare për më shumë se 75 vende të botës, përfshi shumë shtete të Evropës dhe Azisë.

Gjatë kësaj periudhe, Presidenti Trump sqaron se këto vende do të kenë një tarifë në vetëm 10% për shumicën e produkteve, gjë që nuk e prek Shqipërinë dhe Kosovën, ndaj të cilëve tarifa e vendosur që në fillim nga Presidenti amerikan ishte në vlerën 10%.

Në vendimin e firmosur këtë të mërkurë, kreu i Shtëpisë së Bardhë përjashton nga pezullimi vetëm Kinën, për të cilën njofton rritje të mëtejshme të tarifës, në vlerën e 125%.

Në një postim të tij në platformën sociale Truth Social, Trump shpjegoi se pauza për 75 vendet ishte një mundësi për të diskutuar dhe arritur marrëveshje, duke theksuar se ato kishin kërkuar një dialog me agjencitë amerikane, përfshi Departamentin e Tregtisë dhe Përfaqësuesin e Tregtisë.

“Këto shtete kishin treguar gatishmërinë për t’u angazhuar në dialog dhe për të arritur marrëveshje që përmirësojnë kushtet tregtare dhe shmangin barrierat që kanë ndikuar në tregtinë e lirë. Ndaj kam autorizuar një pauzë 90-ditore dhe një tarifë të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, që hyn në fuqi menjëherë”, sqaroi Presidenti i SHBA.

Kjo periudhë e negocimit u vendos për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve ekonomike mes SHBA-së dhe këtyre shteteve, sqaroi Presidenti amerikan, i cili akuzoi Kinën për “mungesë respekti” ndaj tregjeve botërore.

“Bazuar në mungesën e respektit që Kina ka treguar ndaj tregjeve botërore, rrisim tarifën e vendosur ndaj Kinës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 125%. Shpresojmë se në të ardhmen e afërt, Kina do të kuptojë se kohët që ka vjedhur nga SHBA dhe vendet e tjera nuk janë më të qëndrueshme apo të pranueshme“, shkroi Trump.

Rritja e tarifave në 125% për produktet kineze është një tjetër hap drejt përshkallëzimit të tensioneve dhe kërkimit të një qasjeje më agresive ndaj ekonomisë kineze.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI