Një aksident ka ndodhur në aksin Fier- Levan, pranë vendit të quajtur “Qafa e Koshovicës”. Bëhet me dije se dy automjete tip ”Volswagen” dhe tip “ Opel” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë mjeti tip “Opel” ka dalë nga rruga duke u përplasur me shtyllën elektrike dhe një pemë e cila është rrëzua.
Gjithashtu raportohet se në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka transportuar dy të lënduar drejt Spitalit Rajonal të Fierit.