Flash

“Më sulmoi në tualet”: akuzuesja e Conor McGregor ndryshon versionin e ngjarjess

Lapsi.al 16 January 2025
“Më sulmoi në tualet”: akuzuesja e Conor McGregor ndryshon

Ylli irlandez i arteve marciale mikse (MMA), Conor McGregor, është paditur në Gjykatën Civile Federale të Shteteve të Bashkuara nga një grua që e akuzon për sulm seksual në Miami, në qershor të vitit 2023, gjatë një ndeshjeje të NBA-së. Fillimisht, rasti u trajtua nga zyra e prokurorit të qarkut Miami-Dade, që mbulon zonën metropolitane të Floridës, por në fund u vendos që McGregor të mos akuzohej për mungesë provash. Pas kësaj vendimi, “procedura civile është e vetmja rrugë ligjore në këtë rast,” ka shpjeguar avokati i viktimës së pretenduar, James Dunn.

Në padinë e dorëzuar të martën, gruaja akuzon luftëtarin 36-vjeçar se e sulmoi seksualisht në një tualet në Kaseya Center, stadiumi i ekipit profesionist të basketbollit Miami Heat. “Pas një hetimi të plotë, prokurori në atë kohë konkludoi se nuk kishte prova të mjaftueshme” për të ndjekur penalisht McGregor, ka kujtuar avokatja e yllit irlandez, Barbara Llanes. “Gati dy vite më pas, dhe pas tre avokatëve të ndryshëm, paditësja ka një version të ri të rremë,” ka deklaruar Llanes. “Jemi të bindur se edhe kjo padi do të hidhet poshtë”. Viktima e pretenduar, e cila kishte ngritur fillimisht padi dy ditë pas ngjarjeve të supozuara, ka paditur gjithashtu administruesin e Kaseya Center, duke e akuzuar për neglizhencë.

Lexo më tej: Në mbrëmjen që rrahu maskotin e Heat, McGregor akuzohet për dhunë sek*uale: "Nuk do intimidohem"

Conor McGregor është një nga emrat më të mëdhenj në ligën profesioniste të MMA-së, Ultimate Fighting Championship (UFC), por nuk është i ri në ngjarje të tilla. Në vitin 2020, sipas revistës Forbes, ai ishte atleti profesionist me fitimet më të larta, duke grumbulluar 180 milionë dollarë. Në nëntor të vitit 2024, Gjykata e Lartë e Dublinit e urdhëroi të paguajë 248,603 euro dëmshpërblim ndaj një gruaje 35-vjeçare që e kishte paditur për dhunë brutale seksuale dhe fizike ndaj saj.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI