Flash

Ushtruan dhunë ndaj të miturit, pezullohen nga detyra 3 efektivët e policisë

Lapsi.al 30 December 2024
Ushtruan dhunë ndaj të miturit, pezullohen nga detyra 3 efektivët

Publikohen pamjet kur 3 efektivë policie kanë dhunuar një të mitur, të cilit iu gjet një armë pa leje.

Të tre efektivët u pezulluan nga detyra, ndërsa ndaj tyre ka nisur edhe procedura disiplinore.

I mituri u ndalua nga patrulla pasi u konstatua se qarkullonte me armë zjarri në Fushë-Mëzez.

-Inspektor R. H., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;

-Inspektor B. A., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.6;

-Nënkomisar A. K., me detyrë specialist rendi në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në zbatim të Nenit 121 të Ligjit Nr.82, viti 2024 “Per Policine e Shtetit” ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të këshilluara

Vetëplagoset 27-vjeçari në Tropojë

Në spitalin e Tropojës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi A. A., 27 vjeç, banues në Margegaj. Nga intervistimi paraprak, ky shtetas deklaron se ësht...

20:03

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI