Flash

Berisha nxjerr zbuluar Veliajn: Vjen më 18 janar, po mbush ndërkombëtarët me shpifje

Lapsi.al 30 December 2024
Berisha nxjerr zbuluar Veliajn: Vjen më 18 janar, po mbush

Në konferencën e fillimjavës me gazetarët, kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit me të cilin ka udhëtuar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Berishës, bileta tregonte se kthimin nga SHBA e kishte më 18 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa hodhi akuzë në adresë të tij, se po përpiqet të mbushë komunitetin ndërkombëtar me shpifje, me qëllim, marrjen e azilit.

Tani, natyrisht nuk mund të mos ndalemi tek problemi i ditës.

Unë kam këtu, u kam sjellë këtu, është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar.

Tani, çfarë komenti kam unë.

Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam.

Prokuroria në mënyrë bizare, deklaron se i kemi të vërtetuara, unë e di që kanë të vërtetuara, se kanë dokumentet dhe llogaritë bankare të fshehta të tij, i kanë pasuritë, i kanë mashtrimet, se ai thotë më tradhtuan, keni bërë deklarata nën presion, aludon për vjehrrën, Velicën, nuk e di për kë aludon, e vërteta është se në seancën 5-orëshe në prokurori ka rrëzuar çdo gjë që ka mashtruar në seancën 8-orëshe para disa muajsh.

Dhe tani kërkon të fajësojë Velicën dhe vjehrrën, ky i ka bërë vetë, sepse del që kanë renditur aty, thuhet se kanë renditur të paktën minimumi 60 mashtrime, duke krahasuar dëshminë e parë me dëshminë e dytë të tij. Mohimet e dëshmisë së parë dhe faktimet e dëshmisë së dytë.

Pastaj thotë ma bënë me hile, më thanë je person për dijeni dhe nuk më thanë se je person në hetim. Ku ka hile kur shkon e mashtron aty, thua nuk kam llogari bankare, nuk kam këtë, nuk kam atë, çfarë hile ka aty.

Ligësia e tij ekstreme është se ai po mbush komunitetin ndërkombëtar se po persekutohem nga Sali Berisha, e tëra kjo vetëm e vetëm që të marrë statusin e azilantit politik.

E ka kërkuar apo nuk e ka kërkuar, këtë nuk mund ta them, biletën ja ku e keni.

Në deklaratë tha se do kthehet sot, për dy ditë. Si do shkonte për uikend ai? A ka marrë ai kontakte me vendet e Amerikës Latine apo vendet nordike, ato nuk i di se nuk merrem me gjërat që qarkullojnë.

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese rrëzon Pëllumb Gjokën

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili kërkoi pavlefshmërinë e provave nga komunikimet në ‘Sky’ dhe ‘EncroChat’. Deskrip...

16:15

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI