Flash

Filmonin fshehtas mjeket dhe infermieret në dush, dalin në gjyq 3 teknikë ne Empoli

Lapsi.al 16 December 2024
Filmonin fshehtas mjeket dhe infermieret në dush, dalin në gjyq 3

Në Itali ka nisur gjyqi për 3 teknikët e akuzuar se kishin filmuar fshehtas në dush rreth 70 gra, duke përfshirë infermiere dhe mjeke, në dushet e spitalit San Giuseppe në Empoli (Firence). Fillimin e procesit e vendosi gjyqtari Franco Attinà në përfundim të një seance paraprake duke pranuar kërkesën e prokurorisë.

Për tre të pandehurit akuza është “ndërhyrje e paligjshme në jetën private të të tjerëve e rënduar për motive të këqija. Të pandehurit janë një 57-vjeçar nga Firence, një 37-vjeçar nga Pisano dhe një 41-vjeçar nga provinca e Firences, të gjithë teknikë të një kompanie nga jashtë spitalit.

Ata dyshohen se kishin instaluar një kamera në dhomat e zhveshjes të spitalit në Empoli me të cilën mund të spiunonin infermieret në dushe. Hetimet, të koordinuara nga prokurori Sandro Cutignelli zbuluan se pamjet që ishin regjistruar dhe ishin shpërndarë në internet.

Në maj 2022, ishte një infermiere që teksa po bënte dush, vuri re praninë e kamerës së vogël të futur në mur dhe bëri denoncimin. Hetimet më pas zbuluan se ishin ata të tre që kishin vendosur mikro-kamerën në dushet e dhomës së zhveshjes duke e lidhur me një kabllo dhe me një monitor, që ndodhej në një dhomë ngjitur, një magazinë ku qëndronin ekipet e teknikëve që punonin në strukturë.

Pas përhapjes së lajmit, në prokurori mbërritën edhe 70 ankesa të tjera të firmosura nga infermierë dhe punonjës socialë e shëndetësorë. Rreth 50 punonjës shëndetësorë iu bashkuan gjyqit si palë civile. Kompania që kishte punësuar të pandehurit është konsideruar si përgjegjëse civile dhe në rast dënimi do të duhet të shlyejë dëmin bashkërisht me 3 teknikët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI