Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Ç’po ndodh? Dronë misteriozë po fluturojnë mbi qiejt e qyteteve amerikane

Lapsi.al 16 December 2024
Ç’po ndodh? Dronë misteriozë po fluturojnë mbi qiejt

Disa objekte fluturuese misterioze në qiejt e qyteteve kryesore amerikane kanë shkaktuar shqetësim dhe konfuzion. Aq sa disa po bëjnë thirrje për ndërhyrje ushtarake. Ky nuk është një komplot i "Star Wars", por rezultat i pamjeve të shumta të dronëve që janë filmuar në ajër javët e fundit. Objektet fluturuese janë parë mbi lagje të banuara, zona të kufizuara dhe mbi infrastrukturë kritike.

Videot janë duke vënë në presion të madh agjencitë federale të cilave po u kërkohet të japin më shumë informacione rreth këtyre objekteve fluturuese. Zyrtarët kërkojnë të ruhet qetësia dhe theksojnë se nuk ka prova që sugjerojnë se pamjet paraqesin një kërcënim sigurie.

“Dua të siguroj publikun amerikan se ne jemi duke punuar" - tha Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas. Shfaqja e këtyre dronëve bëri që Aeroporti Ndërkombëtar Stewart i Nju Jorkut të mbyllte përkohësisht pistat e tij për rreth 1 orë të premten mbrëma.

Mysterious drone sightings: manufacturing consent for war and beyond - Tehran Times

Përafërsisht në të njëjtën kohë, hapësira ajrore mbi bazën e Forcave Ajrore “Wright-Patterson” në Ohio u kufizua për shkak të aktivitetit të dromëve. Autoritetet e mbajtën situatën nën monitorim tha zëdhënësi i bazës, Bob Purtiman për CNN

Baza “Wright-Patterson” kryen operacione të dedikuara për monitorimin e kërcënimeve kibernetike dhe mbikëqyr 14 skuadrone të inteligjencës në të gjithë vendin.

Mysterious drones raise concerns across U.S. - YouTube

“Kjo çështje ka shkuar shumë larg" – tha të shtunën guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, duke shtuar muajin e kaluar se ajo "udhëzoi Qendrën e Inteligjencës Shtetërore të Nju Jorkut të hetojë në mënyrë aktive pamjet e dronëve dhe të koordinohet me forcat federale për të adresuar këtë çështje". Hochul njoftoi se autoritetet federale po aktivizonin një "sistem të ri të zbulimit të dronëve" në këtë shtet.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer kërkoi të vendosen sisteme speciale zbulimi që përdorin teknologjinë 360 gradë për të zbuluar dronët. FBI tha në një deklaratë se "nuk ka asnjë provë në këtë moment që pamjet e raportuara të droneve paraqesin një kërcënim të sigurisë kombëtare ose të sigurisë publike ose të jenë një ndërhyrje nga jashtë".

What do we know about the mysterious drones reported flying over New Jersey? - 6abc Philadelphia

Megjithatë pavarësisht garancive nga zyrtarët federalë, politikanët lokalë vazhdojnë të bëjnë presion për më shumë informacion duke kërkuar hetimin e pamjeve. Në kontenë Morris në Nju Xhersi, zyrtarët bënë thirrje që "qeveria federale të angazhojë të gjitha burimet që ka në dispozicion, duke përfshirë edhe ushtrinë, për t'i dhënë fund fluturimit të paautorizuar të dronëve në këtë qark".

Komiteti i Inteligjencës i Dhomës së Përfaqësuesve pritet të marrë një informacion të klasifikuar në lidhje me dronët misteriozë mbi New Jersey të martën pasdite, tha një burim për CNN. Edhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump ngriti pikëpyetje në lidhje me pamjet e dronëve gjatë një konference shtypi në Mar-a-Lago të hënën.

“Qeveria e di se çfarë po ndodh. Ushtria jonë e di se nga u nisën”, - tha Trump. “Nëse është një garazh, ata mund të shkojnë menjëherë në atë garazh. Ata e dinë se nga erdhën dhe ku shkuan dhe për disa arsye ata nuk duan të komentojnë.” Kur u pyet nëse ai ishte informuar në lidhje me dronët, Trump u përgjigj: "Unë nuk dua të bëj komente për këtë."

Feds investigate mysterious drone activity in NJ | FOX 5 New York

Dron, është një term i gjerë për mjetet ajrore pa pilot. Ata janë në pronësi të shumë njerëzve në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Rreth 792 mijë dronë janë të regjistruar, të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë midis përdorimit komercial dhe rekreativ. Ato përdoren në industri të ndryshme, duke përfshirë fotografinë, bujqësinë, por dhe zbatimin e ligjit.

Dronët janë raportuar në të paktën 6 shtete: Nju Xhersi, Nju Jork, Konektikat, Pensilvani, Virxhinia dhe Ohajo. Disa arrestime janë bërë pranë zonave të kufizuara në Massachusetts dhe Kaliforni.

Filmimet filluan më 18 nëntor në New Jersey dhe që atëherë, ka pasur raste çdo natë. Banorët e nervozuar shpesh kanë raportuar se kanë parë dronë që fluturojnë lart, ndonjëherë duke lëvizur në grup.

Shqetësimet u rritën pasi dronët u vunë re pranë Picatinny Arsenal, një strukturë kërkimore ushtarake amerikane si dhe mbi fushën e golfit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Bedminster.

"Disa raste dronësh të paidentifikuar hynë në hapësirën ajrore" u raportua nga Stacioni i Armëve Detare “Earle”, një bazë e marinës amerikane në jug të Middletown, megjithëse nuk u identifikuan kërcënime të drejtpërdrejta. Përfaqësuesit nga agjencitë federale që po hetojnë pamjet kanë informuar zyrtarët lokalë me dyer të mbyllura. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Së shpejti “Barbie 2”?

Një vazhdim i Barbie 2 thuhet se është në punë nga regjisorja Greta Gerwig dhe bashkë-shkrimtari Noah Baumbach. Burimet thonë për The Hollywood Reporter se n...

20:10

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43