Flash

Dimri i vetmisë së madhe/ Rama s'e qas Veliajn as në Teatrin e Kukullave

Lapsi.al 16 December 2024
Dimri i vetmisë së madhe/ Rama s'e qas Veliajn as në Teatrin

Inagurimi sot i Teatrit të Kukullave nuk kishte asgjë të re nga shfaqjet e zakonshme që kemi parë prej Edi Ramës. Çfarë ra më shumë në sy ishte mungesa e Erion Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës i damkosur me dosjet e zeza të korrupsionit, që nuk linte asnjë rast pa u shfaqur në inagurimin e punëve publike të kryeqytetit, sot nuk ishte askund në sallën e ngushtë të teatrit.

Natyrisht që nuk varej nga dëshira e tij. Po të jetë për Veliajn ai ka treguar në të gjithë karrierën e tij se për shefin bën çdo gjë. Pranon të serviloset dhe të durojë poshtërimet e Ramës. Me siguri Veliajn nuk e kanë qasur në eventin e sotëm, nuk ka pasur një ftesë për të.

Distancimi Rama-Veliaj është i dukshëm prej kohësh. Por nuk dihet nëse kjo është një strategji e orkestruar prej të dyve apo kryeministri vërtet ia ka “hequr vizën” Veliajt. Herët në mëngjes sot Rama zhvilloi takimin e përjavshëm online me drejtuesit politikë të PS dhe kryetarët e bashkive për çështjen e votës së diasporës. Erion Veliaj në këtë takim ishte në cilësinë e kryetarit të bashkisë, jo si drejtues politik i socialistëve në Tiranë.

Janë të paktën 5 dosje në SPAK të lidhura me Erion Veliajn. Së fundi kryebashkiaku është nën hetim edhe për pasurinë e tij. Disa ditë më parë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kontrolluan banesën e Veliajt dhe zyrën e qendrës artistike të bashkëshortes, Ajola Xoxa, si dhe i sekuestruan celularin kësaj të fundit.

Veç kësaj po të shohësh me kujdes, Erion Veliaj s’ka postime që lidhen me aktivitetet e PS apo organizimit paraelektoral për zgjedhjet e 11 majit 2025. Përmbajtjet në kanalet e tij në social media janë vetëm për punë që lidhen me Bashkinë Tiranë. Jemi përpara një mënjanimi të dukshëm të tij nga fushata e PS dhe nga daljet publike me kryeministrin Edi Rama.

Ende herët për të thënë nëse Rama i ka "prerë biletën" Erion Veliajt dhe ky është dimri i vetmisë së madhe për kryebashkiakun apo kemi thjesht të bëjmë me një truk të tyre derisa të "harrohen" dosjet kapicë të korrupsionit në Bashkinë Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI