Flash

“Babagjyshi nuk ekziston”/ Prifti bën për të qarë fëmijët, acarohen prindërit

Lapsi.al 16 December 2024
“Babagjyshi nuk ekziston”/ Prifti bën për të

Në një shkollë fillore në Hampshire në Angli, gjatë një ore të mësimit të fesë, një prift anglikan i quajtur Paul Chamberlain u tha nxënësve se Babagjyshi nuk ekziston. Për të qenë më të saktë, Chamberlain ia tha këtë një klase fëmijësh 10-11 vjeç.

Madje ai u kishte thënë se biskotat që kishin lënë në shtëpi për burrin me mjekër të bardhë dhe kostum të kuq mbrëmjen e 25 dhjetorit nuk hëngri ai, por nëna dhe babai i tyre.

Me të marrë këtë informacion, fëmijët kanë shpërthyer në lot. Pas ankesave të bëra nga prindërit, prifti kërkoi falje. Ngjarjen e raportoi BBC duke cituar “The Times”.

"Nuk e di si mund të rregullohet, por është e neveritshme kjo që ndodhi. Nuk dua ta shoh më priftin pranë vajzës sime. Shpresoj që ai person të mos shkojë më në shkollë", - u shpreh prindi i njërit prej fëmijëve të përfshirë.

Një zëdhënës i dioqezës përkatëse anglikane, të Portsmouth, tha se prifti Chamberlain kishte pranuar se kishte bërë një "gabim që nuk duhej ta kishte bërë. Ai i kërkoi falje shkollës, prindërve dhe fëmijëve" – u tha në deklaratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Së shpejti “Barbie 2”?

Një vazhdim i Barbie 2 thuhet se është në punë nga regjisorja Greta Gerwig dhe bashkë-shkrimtari Noah Baumbach. Burimet thonë për The Hollywood Reporter se n...

20:10

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI