Flash

Del SONDAZHI/ Sa besim kanë shqiptarët tek SPAK

Lapsi.al 11 December 2024
Del SONDAZHI/ Sa besim kanë shqiptarët tek SPAK

Në mënyrë të vazhdueshme “Barometri” i Euronews Albania në sondazhet e kryera krahas besueshmërisë së institucioneve, ka pyetur qytetarët specifikisht për vlerësimin që ata kanë për punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Këtë herë ata që e vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK janë 56.8% e qytetarëve të pyetur nga “Barometri”, përkundër 17,2% që e vlerësojnë negativisht punën e tij dhe 24.6% që janë neutralë në vlerësim.

Nëse analizojmë të dhënat e matjeve në kohë, vlerësimi pozitiv për punën e këtij institucioni është rritur por gjithsesi kjo ka qenë një rritje e ekuilibruar.

Nga nëntori 2023 që vlerësimi pozitiv ishte në 50% të të pyeturve, u rrit në 56.8% në shkurt të 2024, ra në 54% në maj të 2024 dhe 52.1% në shtator te këtij viti për tu rritur në 56.8% në matjet e fundit .

Edhe ata që e kanë vlerësuar negativisht punën e SPAK-ut, kanë ruajtur në këto 5 muaj matje nivele të qëndrueshme përkatësisht 23.8% nëntor 2023,22.1% në shkurt 2024, 20,4% në maj 2024, 21,3% shtator 2024 për të arritur nivelin më të ulët të përqindjes së atyre që e vlerësojnë negativisht punën e SPAK në nëntor të këtij viti që janë 17.2%.

Të tjera pohime të përdorura nga “Barometri” për të kuptuar dakordësinë e qytetarëve nxjerrin në pah qartë mendimin e shumicës prej tyre për kontrollin e SPAK nga qeveria.

Në njërin nga pohimet: “Sipas Edi Ramës, pa udhëheqjen e Partisë Socialiste Shqipëria nuk do të bënte dot reformën në drejtësi”, 47.7 % e të pyeturve janë dakord me këtë dhe 26.2 nuk janë dakord.

Ndërsa në pohimin tjetër: “Sipas Sali Berishës, SPAK kontrollohet nga qeveria”, 49.2 % nuk janë dakord dhe 29.9 % janë dakord me këtë pohim.

Për pohimin: “SPAK në punën e tij duhet të ruajë balancat politike para zgjedhjeve e të mos avantazhojë asnjë parti”, qytetarët kanë shprehur 53.5 % dakordësi dhe 18 5 nuk janë dakord.

Ndërsa në pohimin: “SPAK nuk guxon të hetojë Edi Ramën”, 36 % e të pyeturve janë dakord dhe 37.4 % nuk janë dakord me këtë pohim.

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit duket që ka arritur maksimumin e besueshmërisë nga qytetarët që nga koha e themelimit te saj 3 vjet më parë.

Këtë e konfirmojnë matjet e fundit te bëra nga barometri në Euronews Albania.

Në renditjen e 15 institucioneve kombëtare e ndërkombëtare qe ju janë dhënë në një listë qytetarëve të pyetur nga Data Centrum në lidhje me besueshmërinë tek to, (me një shkallë vlerësimi nga 0-10 ), SPAK renditet i dyti institucion në vendin tonë me besueshmërinë më të lartë, menjëherë pas ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Janë 36 % e të pyeturve që kanë besim tek ky institucion dhe krahasuar me përqindjet e besueshmërisë tek institucionet e tjera, SPAK renditet në krye të kësaj liste bashke me Ambasadën e SHBA në Shqipëri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI