Flash

Berisha thotë se PD sot është partia me mbështetjen më të madhe

Lapsi.al 11 December 2024
Berisha thotë se PD sot është partia me mbështetjen më

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një mbledhje pune me krerët e degëve të Tiranës në selinë blu.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ‘sot PD është forca politike me mbështetjen absolute më të madhe që ka patur ndonjëherë, nga izolimi në mënyrë të pamerituar’.

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt të gjithë juve, drejtues të qarqeve, drejtues të degëve të PD, deputetë dhe një urim, gëzuar Ditën e Themelimit të Partisë Demokratike.

Ne mblidhemi sot në këtë ditë historike për PD në kushte diametralisht të kundërta me ato që kemi kremtuar një vit më parë në përvjetorin e PD.

Sot, ne mblidhemi pasi kanë dështuar të gjitha përpjekjet e narkoshtetit të Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare për të asgjësuar në një formë ose në një tjetër PD. Për të asgjësuar pluralizmin politik, de facto, për ta shndërruar atë në pluralizëm burokratik.

Mblidhemi sot si forca politike që u qendroi sulmeve më të egra, më të pamerituara, por që qendrojmë me besim të madh tek vlerat që anëtarët dhe mbështetësit e saj ndajnë me njëri-tjetrin dhe që janë vlera të cilat ndajnë njerëzit e lirë në mabrë botën.

Dhe, është pikërisht ky fakt, që ne qendruam për këto vlera. Qendruam për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar, për familjen, për garën e hapur.

Është pikërisht kjo qendresë, e cila mori vlerësimin më të madh në shkallë europianë dhe botërore.

Sot, ne kremtojnë ditëlindjen PD, nga një forcë nga më e izoluara, në mënyrë të pamerituar që ishim një vit më parë, tek forca me mbështetjen absolute më të madhe që ka patur ndonjëherë ndonjë forcë politike.

Dhe kjo, është një mirënjohje e madhe ndaj të gjithë anëtarëve dhe mëbshtetësve tanë, udhëheqës, drejtues të PD, në qendër dhe në bazë, të cilët me qëndresën e tyre, me kauzën që mbrojtën arritën të shndërrojnë në çështje botërore, në çështje ndërkombëtare çështjen që ata mbrojnë, kauzën për të cilën ata luftuan dhe luftojnë.

Dhe në këtë aspekt, pra, në sot mblidhemi në kushte diametralisht të kundërta me ato kushte që ishim një vit më parë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI