Flash

Del FOTO e personit që vuri eksplozivin ndaj lokalit në Vlorë

Lapsi.al 11 December 2024
Del FOTO e personit që vuri eksplozivin ndaj lokalit në Vlorë

Mediat kanë publikuar këtë të mërkurë foton e personit që vendosi lëndën plasëse tek një  lokal në Lungomare në Vlorë 3 ditë më parë. Personi është veshur me rroba të zeza dhe kapuç për t’ju shmangur kamerave të sigurisë. TCH që citon burime nga policia raporton se janë ndaluar dy persona të dyshuar.

Sipas të njëjtave burime, personat e ndaluar nuk kanë pranuar të flasin përpara grupit hetimor. Nga shpërthimi u dëmtua fasada e lokalit "The Boss". Policia e Vlorës ka marrë kamerat e sigurisë së biznesit ku u vendos lënda plasëse por dhe kamera të tjera ku dyshohet se ka ikur autori.

"Jemi duke punuar" shprehen burime brenda policisë së Vlorës. Janë marrë në pyetje pronarët (dy vëllezër ) si dhe nëna e tyre, pasi lokali ishte në emrin e saj. Po hetohet edhe për hakmarrje të mundshme, pasi lokali ka qenë në pronësi të Bledar Birçaj, 38 vjeçar i cili është ekzekutuar në muajin maj të vitit 2021. 

Në janar të 2011, Birçaj u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimit penal duke u lënë i lirë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI