Flash

Nuredin Dumani në gjyq, i pandehuri: Je krijesa më e shpifur që kam njohur

Lapsi.al 10 December 2024
Nuredin Dumani në gjyq, i pandehuri: Je krijesa më e shpifur që

Është zhvilluar këtë të martë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore në kuadër të procesit “Plumbi i Artë”.

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili dha dëshminë e tij.

Dëshmia u shoqërua me kundërshti të ashpra nga të akuzuarit e SPAK, të cilët e ndërprenë disa herë atë, duke krijuar situata të tensionuara në sallë.

Në kulmin e përplasjeve, i akuzuari Petrit Qoli deklaroi: “Nuredin Dumani është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime.”

Për të qetësuar situatën, gjykata vendosi ndërprerjen e seancës për disa minuta. Pas rifillimit, seanca vijoi nën masa të forta sigurie, ndërsa tensionet mes palëve mbetën të larta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI