Flash

Dëbora në veri, policia thirrje shoferëve: Pajisuni me zinxhirë dhe goma dimërore!

Lapsi.al 9 December 2024
Dëbora në veri, policia thirrje shoferëve: Pajisuni me

Policia e Shkodrës ka dalë më një apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve pas rënies pa ndërprerje të reshjeve të shiut dhe të dëborës. Në një njoftim zyrtar policia ka bërë me dije se kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq.

Më tej bëhet me dije se ka prezencë të borës në akset rrugore Tamarë-Selcë- Vermosh; Bogë -Qafë Thorë- Theth dhe Pukë-Fushë Arëz-Qafë Mali. Policia thekson se borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe për shpërndarjen e kripës.

Gjithashtu bëhet me dije se nga moti i keq policia i ka ardhur në ndihmë një drejtuesi pasi ishte bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë. Për shkak se drejtuesi po qarkullonte me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen e mjetit.

Policia Rrugore ka apeluar që drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë. Më tej ata kanë theksuar që të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria e Policisë Shkodër/ Shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit te keq me reshje shiu dhe dëbore. Aktualisht në akset rrugore Tamarë – Selcë – Vermosh; Bogë – Qafë Thorë – Theth; dhe Pukë – Fushë Arëz – Qafë Mali, ka prezencë të dëborës pasi vijonjë pa ndërprerje reshjet e dëborës.

Borëpastrueset janë në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe për shpërndarjen e kripës. Shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me borëpastrueset i kanë shkuar në ndihmë një drejtuesi mjeti nga Saranda i cili kishte mbetur i bllokuar në aksin rrugor Theth-Bogë, dhe kishte kërkuar ndihmë te 112, pasi duke qarkulluar me goma verore e kishte të pamundur të vijonte lëvizjen.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI