Flash

“Ta mor thikën, në klasë e kam…”/ Nxënësit sulmojnë grupin e xhirimit të “Stop”

Lapsi.al 9 December 2024
“Ta mor thikën, në klasë e kam…”/

Në Shkurt 2024 emisioni “Stop” bëri një vëzhgim në disa shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit për shitjen e ushqimeve të pasigurta në kangjellat e shkollës. Pas 10 muajsh emisioni është kthyer për të parë nëse ka ndryshuar diçka, por në fakt nuk është marrë asnjë masë.

Në Shtator 2023, ish-ministrat Taulant Balla dhe Evis Kushi premtuan zgjerimin e perimetrit të sigurisë për shkollat, por këto masa mbetën vetëm në letër. Nga vëzhgimi i sotëm, rezulton se nxënësit lejohen të dalin nga shkollat, ose shitës ambulantë lejohen të shesin ushqim përmes kangjellave.

Mes shumë shkollave, që emisioni “Stop” pa ishte edhe “Gjon Buzuku”, ku nxënësit dilnin nga kangjellat të pashqetësuar nga prania e mësuesve apo rojës së institucionit. Por në një situatë të paprecedentë, nxënësit e “Gjon Buzukut”, pasi u kapën në gabim, sulmuan grupin e xhirimit gjatë kohës, kur duhet të ishin nën përgjegjësinë e rojës, mësuesve kujdestarë, drejtoreshës dhe një oficeri sigurie.

Gazetarja: Kush gjuajti?

Nxënësit: Bionde vagabonde e ke radhën sonte.

Gazetarja: Më trego pak, çfarë ke aty brenda!

Nxënësi: Ik andej!

Gazetarja: Më trego pak, çfarë ke aty brenda!

Nxënësi: Hiqe kamerën, se…!

Gazetarja: Çfarë se?

Nxënësi: Hiqe kamerën, se ta futa shpullë!

Nxënësi tjetër: Ik të q…r…!

Nxënësi tjetër: Atë racën…!

(Hedhin kapsolla)

Nxënësi tjetër: Oj budallaqe, ik andej mos na çaj k…!

Nxënësi tjetër: A ta mor thikën?! Ta morr thikën, më vdektë motra! Me rob shpie e kam në klasë. /tvklan.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI