Flash

Reshje shiu e dëbore, moti merr një tjetër kthesë të premten

Lapsi.al 28 November 2024
Reshje shiu e dëbore, moti merr një tjetër kthesë të

Ditën e premte (29 nëntor), vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa dhe të ftohta me origjinë veriore, sipas SHMU-së. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Jugu i vendit, në periudha afatshkurtra, parashikohet me reshje me intensitet të lartë, të cilat mund të arrijnë deri në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe verilindje në lartësitë mbi 700-800 metër, parashikohet për reshje dëbore me intensitet të ulët deri në nivelin mesatar, ndërsa në zonën e juglindjes parashikohet për reshje të dobëta dëbore me intensitet të ulët në lartësitë mbi 1000 metër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina me shpejtësi deri në 16 m/s ,shoqëruar me dallgëzim në dete, të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 2 deri 8°C

-në zonat e ulëta 6 deri 15°C

-në zonat bregdetare 11 deri 15°C

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI