Flash

Meta flet nga burgu: Jam presidenti i parë i rrëmbyer në mënyrë banditeske

Lapsi.al 28 November 2024
Meta flet nga burgu: Jam presidenti i parë i rrëmbyer në

lir Meta ka folur në një intervistë për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku. Edhe pse nga burgu, Meta shprehet krenar për të gjitha qëndrimet politike që ka mbajtur ndër vite.

Duke mos mohuar faktin se në 34 vite ka qenë një ndër njerëzit që ka ndarë shumë gjëra me Edi Ramën, ai thotë se pavarësisht mbështetjes që i ka dhënë, ka denoncuar çdo shkelje që atij nuk i është dukur e drejtë.

“Jam besimplotë që kjo përpjekje kriminale për të nxjerrë më dhunë nga politika Ilir Metën do të dështojnë. Historia e 30 viteve që kanë kaluar nuk do të rishkruhet sipas delireve te Edi Ramës dhe e ardhmja do e ndëshkojë siç e meriton, bashkë me mercenarët që përdor sot. E ardhmja u përket shqiptarëve dhe patriotëve,” tha ndër të tjerash kreu i Partisë së Lirisë.

Po ashtu, ndër të tjerash Meta pretendon se është presidenti i parë i Shqipërisë i rrëmbyer në mënyrë banditeske, pa asnjë letër dhe procedurë normale.

"Këto statistika nuk kanë asnjë domethënie për mua. Unë jam presidenti i parë i rrëmbyer në mënyrë banditeske, pa asnjë letër dhe procedurë normale, siç e keni parë të gjithë dhe jam një nga ata 30 studentë që me në krye Azem Hajdarin përfaqësuam lëvizjen studentore në atë natë të paharrueshme ku Ramiz Alia u detyrua të pranonte pluralizmin politik", deklaroi Meta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI