Flash

Flamuri shqiptar ngrihet edhe në Komunën e Preshevës

Lapsi.al 28 November 2024
Flamuri shqiptar ngrihet edhe në Komunën e Preshevës

Flamuri Kombëtar u ngrit sot në zemër të Preshevës. Kryetarja e Komunës së Preshëvës, Ardita Sinani uroi sot 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Sinani postoi një video në rrjetet sociale ku valëviti flamurin kombëtar shqiptar me rastin e Festës së Pavarësisë në Komunën e Preshëvës.

Gjithashtu në Preshevë u kremtua Festa e Pavarësisë së Shqipërisë, duke pritur ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj.

“Presheva, Zemra e Festës Kombëtare. Sot, Presheva u bë qendra e kremtimit të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, duke pritur me krenari Ambasadën e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadorin e, Bardhyl Canaj”, shkroi Sinani në rrjetet sociale.

“Në këtë ditë historike, bashkë me qytetarët e Luginës, nderuam sakrificën dhe vizionin që sollën lirinë dhe pavarësinë e kombit tonë. Qoftë kjo ditë simbol i krenarisë, bashkimit dhe forcës së shqiptarëve kudo në botë”, theksoi Sinani.

“Presheva sot dëshmoi sërish se është zemra e Luginës shqiptare dhe një zë i fortë i kauzës kombëtare. Urime 28 Nëntori!”, shkroi Sinani.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI