Flash

Detaje të reja nga operacioni i SPAK në Elbasan: 18 të arrestuar

Lapsi.al 25 November 2024
Detaje të reja nga operacioni i SPAK në Elbasan: 18 të arrestuar

GJKKO, me kërkesë të SPAK ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, nga të cilat 18 janë arrest me burg, dy detyrim paraqitje dhe 1 arrest në shtëpi.

Masat e sigurisë janë caktuar në kuadër të hetimit për një organizatë kriminale me shtrirje ndërkombëtare.

Mes masave të arrestit është edhe ajo për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni, i arrestuar më parë në kuadër të një tjetër operacioni nga SPAK. 

Ndërkohë në njoftimin zyrtar të SPAK thuhet: Me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg – 18 persona (përfshirë ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi – 1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.

Lexo më tej: Përgjimet në SkyEcc/ Dy gazetarët, Artan Hoxha dhe Elton Qyno në SPAK 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI