Flash

“Juventus ka bërë një gabim të rëndë”: Sabatini e nxjerr të paaftë drejtorin Giuntoli

Lapsi.al 21 November 2024
“Juventus ka bërë një gabim të rëndë”:

Milan-Juventus është afër dhe do të luhet të shtunën pasdite. Në kampin bardhezi ka shqetësime të mëdha, pasi lista e të dëmtuarve është shtuar ndjeshëm. Me dëmtimin e Vlahovic, një boshllëk i madh është krijuar në repartin e sulmit. Edhe Milik është jashtë loje, duke lënë trajnerin Thiago Motta pa sulmues qendror. Ka zëra që flasin për përdorimin e një “falso nueve” me Yildiz ose Weah, por në një përballje kaq të rëndësishme kundër Milanit, mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë qendror pritet të ndihet shumë. Kjo situatë ka nxitur gazetarin Sandro Sabatini të kritikojë ashpër drejtuesin Cristiano Giuntoli për menaxhimin e merkatos.

Gabim i bujshëm

Gjatë emisionit “Mikrofoni i Hapur”, Sandro Sabatini analizoi situatën aktuale te Juventusi. Vlahovic do të mungojë jo vetëm ndaj Milanit, por edhe kundër Aston Villës në Champions League, dy sfida kyçe për ambiciet e klubit bardhezi. Sabatini tha: “Thiago Motta do të duhet të shpikë diçka, sipas meje Yildiz si qendërsulmues. Gjithashtu, Nico Gonzalez është i dëmtuar. Por kur blen lojtarë të caktuar, duhet të njohësh historinë e tyre të dëmtimeve, dhe këta lojtarë kanë pasur gjithmonë probleme shëndetësore”.

Lexo më tej: Juventus, i shpartalluar drejt Milanos: Vlahovic drejt mungesës, Motta pa sulmues

Kritika ndaj drejtuesve

Gazetari mbylli analizën me një kritikë të ashpër ndaj drejtuesve, të cilët nuk siguruan një zëvendësues për Vlahoviç gjatë merkatos: “Gabim i rëndë të nisësh sezonin me vetëm Vlahovic si qendërsulmues, duke shitur Kean për 13 milionë euro.”

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI