Flash

Suedia fitoi 6-0 por tërbohen me gabimin e pashpjegueshëm të VAR: “E paparë më parë”

Lapsi.al 20 November 2024
Suedia fitoi 6-0 por tërbohen me gabimin e pashpjegueshëm të VAR:
Suedia dominoi ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen e Nations League të martën, më 19 nëntor, duke fituar me rezultatin dërrmues 6-0, falë një performance të jashtëzakonshme të sulmuesit Viktor Gyökeres, i cili shënoi katër gola. Kjo fitore konfirmoi kryesimin në Grupin 1 të Ligës C dhe i siguroi kombëtares skandinave promocionin në Ligën B. Megjithatë, pas ndeshjes, vwmendjen e mori një gabim i bujshwm i VAR-it që anuloi një gol të rregullt të Alexander Isak. Ky episod nxiti protesta të ashpra nga lojtarët e Suedisë, edhe pse ato mbetën pa rezultat.

Gabimi i pabesueshëm i VAR-it: një offside që nuk ekzistonte

Gabimi i VAR-it shkaktoi zemërim në fushë dhe pas ndeshjes, teksa lojtarët suedezë u ndjenë të indinjuar nga një vendim i gabuar që nuk u korrigjua, pavarësisht provave të qarta. Ky episod nxiti gjithashtu tallje dhe ironi të shumta në rrjetet sociale, ku tifozët, me tone sarkastike, sulmuan UEFA-n dhe arbitrat. Një përdorues shkroi: “Tani na duhet një VAR për të kontrolluar VAR-in.” Por çfarë ndodhi në fushë? Në minutën e 47-të të pjesës së parë, me rezultatin 3-0 në favor të Suedisë, Isak shënoi golin që do ta çonte rezultatin në 4-0. Ai u nis nga disa metra pas vijës së mesit të fushës dhe realizoi golin e tij personal. Megjithatë, te Suedia festa nuk zgjati. Pas disa çastesh, VAR-i anuloi golin për pozicion jashtë loje, që rezultoi të ishte i pabazuar. Pamjet e riplay-it treguan qartë se linjat e teknologjisë ishin tërësisht të gabuara: ato vendoseshin mbi Isak, por topi kishte kaluar më parë te Gyökeres, i cili nga gjysma e tij e fushës kishte dërguar një pasim të rregullt te Isak, i cili nuk ishte në pozicion të parregullt.

Zemërimi i Isak dhe protestat gjatë pushimit

Ky vendim, që u duk tërësisht i gabuar për shkak të vendosjes së linjave dhe kohës së marrë për të analizuar situatën, nuk u korrigjua nga VAR-i, as nuk u pranua si gabim. Pas ndeshjes, Isak tregoi se gjatë pushimit, ai dhe disa shokë të skuadrës kishin debatuar me zyrtarët e VAR-it në tunelin e dhomave të zhveshjes. “Gjatë pushimit, arbitrat e VAR-it ishin në tunelin e lojtarëve. Ne diskutuam me ta, por ata këmbëngulën se kishin marrë vendimin e duhur. I pyeta: ‘Si është e mundur kjo? Vërtet… është gjëja më e keqe që kam parë ndonjëherë.’ Jam i kënaqur që fituam, sigurisht, por kur shënon një gol të rregullt dhe të mohohet, është normale të ndihesh i zemëruar. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë në këtë nivel që kur luaj,” tha Isak. Ashtu si gjithë Suedia, edhe trajneri i kombëtares, Jon Dahl Tomasson, ka qenë i zemëruar pas ndeshjes: “Jam i tërbuar. E gjithë skuadra është e tërbuar. Nuk kuptojmë absolutisht se si mund të ndodhte kjo”.

Në Suedi nuk përdoret VAR-i: një përjashtim i veçantë në Evropë

Përdorimi i teknologjisë dhe sidomos i VAR-it në Suedi është më shumë se problematik, pasi në Allsvenskan, kampionati kombëtar i nivelit më të lartë, nuk përdoret sistemi i moviolës apo monitorët gjatë ndeshjeve. Ky është një përjashtim i rrallë në politikën e UEFA-s për futbollin modern, duke qenë i vetmi ndër 30 kampionatet kryesore të Evropës që nuk e ka adoptuar VAR-in, edhe pse rregullorja e IFAB-it e ka aprovuar që në vitin 2018.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI