Flash

San Marino në një ligë me Shqipërinë: “Lojtarët e mi duhet të marrin leje në punë"

Lapsi.al 20 November 2024
San Marino në një ligë me Shqipërinë:

San Marino ka shkruar një faqe të historisë sportive duke fituar grupin e tij në Ligën D të Nations League dhe duke kaluar tashmë në Ligën C. Një ngjitje e papritur pas rikthimit te fitorja në ndeshje zyrtare për kombëtaren e vogël të malit Titan, që u arrit më 5 shtator 2024 dhe e përsëritur më 18 nëntor ndaj Lihtenshtejnit. Fitorja në transfertë me rezultatin 3-1 përbën një arritje të madhe të realizuar nga trajneri Roberto Cevoli. Trajneri i lindur në Rimini, ish-futbollist italian i natyralizuar sanmarinas, për Fanpage shpjegoi se çfarë ka ndryshuar nga ardhja e tij.

“Kam menduar gjithmonë që kur kam mbërritur, se kishte lojtarë të mirë që kishin nevojë të ndryshonin mendësi. E kjo është ajo që kemi tentuar të bëjmë dhe mendoj se ia kemi dalë”, shpjegoi Cevoli. Tekniku pastaj për të dhënë një ide më të qartë të ekipit të tij, shpjegon se nga cilët përbëhet ekipi i San Marinos. Një grup ku futbolli është vetëm një argëtim. “Në jetë ata punojnë dhe ushtrojnë detyra krejt normale – shpjegoi trajneri i kombëtares -. Për të ardhur dhe luajtur me kombëtaren shpesh ata janë të detyruar të kërkojnë ditë pushimi nga punëdhënësi i tyre.” Sacrifica të mëdha për një qëllim të përbashkët, një ëndërr që San Marino dëshiron ta arrijë.

E tani në Ligën C të Nations League lojtarët e San Marinos do të luajnë në një nivel me Shqipërinë e Sylvinhos, mbushur me lojtarë të stërpaguar në Serie A apo kampionate të tjera të rëndësishme, që, për më tepër, nuk kanë nevojë të marrin pushim në punë për të luajtur me kombëtaren.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI