Flash

Flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Sherri kishte nisur që të premten

Lapsi.al 18 November 2024
Flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Sherri kishte nisur që

Kanë dalë dëshmi të tjera nga vrasja e një 14-vjeçari në afërsi të shkollës Fan Noli në Tiranë këtë të hënë. Një tjetër i mitur ka mbetur i plagosur. Martini nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital ndërsa Luisi ka marrë 4 plagë, por për fat të mirë deri tani gjendja e tij është stabël.

Babai i Luisit tha në një intervistë për Top Channel se i biri është në gjendje të qëndrueshme deri në këto momente, por mjekët kërkojnë që të vijojë të qëndrojë në survejim për të parë nëse do të jetë e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale ose jo.

Ai thotë se djali i tij nuk ishe nxënës i shkollës Fan Noli, dhe se një shoku i tij i ka kërkuar që të shkojnë dhe të takojnë disa persona, bashkëmoshatarë. Siç i ka pohuar i biri, sapo kanë shkuar dhe janë takuar, i kanë sulmuar me thikë.

“Na lajmëruan nga poliklinika e 9-katsheve që është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Për momentin është jashtë rrezikut, shpresojmë që të bëhet më mirë. Ka 4 plagë me thikë në trup.

Nuk dimë gjë fare, Luisi nuk ka pas probleme, ka shkuar të takojë një shok të Fan Noli, kanë qenë bashkë shokë te akademia e Dinamos, dhe ai i ka kërkuar që të shkojë ta takojë… Djali më tha që kur kanë shkuar atje i kanë sulmuar me thikë”, - shprehet ai.

Babai i Luisit ka treguar edhe sesi ka nisur sherri mes të miturve. Sipas tij, dyshohet se konflikti ka nisur ditën e premte në oborrin e shkollës, ku dyshohet se autori ka goditur me grusht viktimën dhe e ka dhunuar.

Ditën e sotme viktima i ka kërkuar shokut të tij Luisit dhe një tjetër personi që të shkonin bashkë dhe t’i takonin. Por në momentin që kanë shkuar, sipas babait të Luisit, autori i dyshuar i ka sulmuar me thikë, duke i marrë jetën Martinit dhe duke plagosur 14-vjeçarin tjetër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Divjakë

Rreth orës 17:45, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasja J. K., 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin S. N.,...

19:59

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI