Flash

5 të arrestuar në Gjirokastër, mes tyre 2 policë dhe 1 doganier

Lapsi.al 18 November 2024
5 të arrestuar në Gjirokastër, mes tyre 2 policë dhe 1

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) njoftoi mbrëmjen e kësaj të hëne se ka zbatuar urdhrat e ndalimit të caktuar nga Prokuroria e Gjirokastrës nga kryekomisar Alfred Kondi me detyrë Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në Policinë e Gjirokastrës, nënkomisar Xhevit Dine, me detyrë Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, ndërsa u shpall në kërkim inspektor Feim Onjea, me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja. Këta janë të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.

Në pranga është vënë edhe Bledar Mustafaraj, me detyrë doganier, niveli C2 në degën doganore Kakavijë, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”, Ilir Muho, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim dhe Leodor Kazo, i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

“Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.

Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip ML dhe katër aparate celularë” – thuhet në njoftimin e AMP. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Divjakë

Rreth orës 17:45, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasja J. K., 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me këmbësorin, shtetasin S. N.,...

19:59

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI