Flash

Dogjani në SPAK: Jam për kallëzimin lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë

Lapsi.al 15 November 2024
Dogjani në SPAK: Jam për kallëzimin lidhur me vjedhjen e

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani ka folur për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

Dogjani tha se shkoi në SPAK për kallëzimin që ka bërë lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë, vjedhje kjo që sipas tij është bërë në bashkëpunim me kadastrën.

Ai tha se dosjen e këtij denoncimi jua ka dërguar edhe ambasadorëve sepse sipas tij shteti shqiptar nuk funksionon.

"Sot kam marrë edhe banorët edhe ish-pronarët e pallatit ku jetojnë, sepse për këtë kam ardhur edhe sot dhe kam marr kopjet e aktit me cd. Këtu kam edhe një dosje të cilën jua kam çuar edhe ambasadorëve sepse shteti shqiptar nuk funksionon. Kam kërkuar interpelanca, kam bërë debate në parlament i kam kërkuar kryeministri Rama në lidhje me grabitjen e pronës publike. Por ajo që më bën përshtypje është se unë bëj denoncim për vjedhje të pronës publike me korrupsuion. Kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës në bashkëpunim e Kadastrën. Vetë kadasatra e ka anuluar vendimin e vetë të legalizimit, e kemi kallëzuar në prokurori. Do tu tregoj edhe një fotografi qe tu tregoj se çfarë është legalizuar sepse është shumë interesante. Kjo këtu është ajo nevojtorja që gjoja banonte një Ramazan Gjoshi përpara pallatit, që e ka përdorur për nevojtore për punëtorët kur ka ndërtuar pallatin ky Ilirjan Çela dhe më pas e ka legalizuar 210 metër katrorë tokë.", tha Dogjani.

Të këshilluara

Vuçiç takohet me Orbanin në Budapest

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pritur në një takim në Budapest të enjten nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, në prag të një seance të Kës...

15:12

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI