Flash

Mediat italiane: A po dështon marrëveshja Rama – Meloni për emigrantët

Lapsi.al 8 November 2024
Mediat italiane: A po dështon marrëveshja Rama – Meloni për

Nis keq edhe përpjekja e dytë e qeverisë italiane për të transferuar në Shqipëri emigrantë nga vendet që konsiderohen "të sigurta". Kështu nis një shkrim i gazetës italiane “Il Fatto Quotidiano” për emigrantët që mbërritën mëngjesin e së premtes në vendin tonë. Sipas saj, nga 8 azilkërkuesit, 5 egjiptianë dhe 3 nga Bangladeshi, njëri ka probleme shëndetësore që e vendos atë kategorinë e "vulnerabël". Ndaj tij do të aplikohet një procedurë e përshpejtuar.

Prandaj, në bazë të protokollit të nënshkruar me qeverinë e Tiranës, njeriu i shpëtuar në brigjet e Lampedusa-s do të duhet të transportohet menjëherë në Itali, në Brindizi, në bordin e së njëjtës anije Libra të Marinës me të cilën mbërriti në anën tjetër të Adriatikut. Në Qendrën e Paraburgimit dhe Riatdhesimit në Gjadër, të menaxhuar nga Italia, kanë mbetur vetëm 7 persona që presin të dinë nëse gjyqtarët e Seksionit të Emigracionit të Gjykatës së Romës (kompetente për strukturat ekstraterritoriale) do të vërtetojnë ndalimin e tyre. Vendimi pritet të jepet brenda 48 orëve.

Ndërsa gazeta italiane “La Repubblica” hedh kritika të forta për shpenzimet që qeveria italiane po bën me marrveshjen me Shqipërinë. Sipas saj, qeveria ka shpenzuar 42 466 euro për çdo emigrant që ka shkuar deri tani në Gjadër. Sipas saj janë hedhur pothuajse 600 mijë euro vetëm për ushqime, akomodim dhe shtesa pagash të forcave të policisë.

Për gazetën e njohur “Corriere della Sera”, ngarkesa e dytë e emigrantëve të destinuar për në qendrën shqiptare të riatdhesimit (në Gjadër) duket pak më shumë se simbolike. Sipas saj edhe ata që erdhën në mes të tetorit u detyruan të dërgohen në Itali. “E panjohura e madhe është ajo e vlefshmërisë së ndalimit administrativ që do të vlerësohet nga gjykatat brenda 48 orëve. A do ta konfirmojnë vendimin gjyqtarët italianë? Apo do të kthehen në Itali edhe këta 8 emigrantë” – shkruan ajo.

Muajin e kaluar, gjykata e Romës anuloi masat për 12 azilkërkuesit e parë të transferuar në Shqipëri, gjithashtu egjiptianë dhe bangladeshas, duke zbatuar parimin e diktuar nga vendimi i 4 tetorit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, sipas të cilit “një vend nuk mund të konsiderohet “i sigurt” nëse kjo mungon në zona të caktuara territoriale ose për kategori të caktuara njerëzish, siç ishte rasti me Egjiptin dhe Bangladeshin”. Pra gjykata thotë thotë se një vend ose është i sigurt për të gjithë, ose nuk është i sigurt për askënd.

Si kundërpërgjigje, qeveria italiane e transformoi listën e vendeve “të sigurta” me një dekret ndërministror, duke anuluar përjashtimet e parashikuara për grupet e njerëzve në rrezik në të dy shtetet. Por edhe kjo nuk funksionoi. Gjykatat bllokuan zbatimin e rregullit të ri, duke e dërguar atë përsëri në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për të kërkuar një opinion mbi përputhshmërinë e tij me ligjin italian. Një tjetër kërkesë për t’u sqaruar është nëse gjyqtari ka të drejtë të verifikojë legjitimitetin e përcaktimit të vendit si “të sigurt”. /LAPSI.al

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ashtu si prej disa ditësh tashmë, edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me o...

18:28

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI