Flash

"Antikorrupsioni", Xhafaj: Ndërpresim punën e komisionit para zgjedhjeve

Lapsi.al 8 November 2024
"Antikorrupsioni", Xhafaj: Ndërpresim punën e komisionit

Fatmir Xhafaj zbulon se punimet e Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit që ai drejton, do të ndërpriten para zgjedhjeve që të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral.

"Do ta ndërpresim deri në fazën e dytë. Do të lëmë kohën e nevojshme të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral" tha Xhafaj duke shtuar se komisioni mund të vijojë dhe në dy legjislatura.

Deklaratat ai i bëri gjatë një interviste për Report Tv.  Më tej Xhafaj mohoi ndërhyrjen në Reformën në Drejtësi, për të cilën tha se shtyllat e saj janë të panegociueshme.

"Ne sot kemi reformuar sistemin e drejtësisë duam që pjesët e tjera që kanë lidhje me strukturat parlamentare dhe ekzekutive të sillen në të njëjtin nivel dhe standarde me atë të drejtësisë. Reformën në drejtësi kemi detyrë ta shtrijmë në dy pushtetet e tjera tek ekzekutivi dhe legjislativi. Jemi fokusurar te mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe cështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit", deklaroi Xhafaj. 

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Ashtu si prej disa ditësh tashmë, edhe për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata me o...

18:28

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI