Flash

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Komisionerja e re e zgjerimit: Jo shkëmbim territoresh

Lapsi.al 8 November 2024
Komisionerja e re e zgjerimit: Jo shkëmbim territoresh

Me rikthimin e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë Evropa po friksohet veç të tjerave edhe se mos në Ballkan rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve. Por tani për tani Brukseli duket se do ti përgjigjet me një "JO të fortë, hipotezës së ringjalljes së një propozimi të tillë. Këtë e ka thënë me gojën e saj kandidatja për komisionere për zgjerimin e BE-së, Marta Kos. Ish-diplomatja nga Sllovenia, të cilës presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka besuar procesin e zgjerimit, e ka konsideruar atë si një "propozim të papranueshëm”.

 

Kur pyet nga eurodeputetët, gjatë procesit të dëgjimit në komisionet e parlamentit, para se emrat e propozuar të miratohen përfundimisht, nëse do e pranojë kthimin në agjendë të idesë së shkëmbimit të territoreve, në rast se një propozim vjen nga administrata e ardhshme e ëashingtonit nën drejtimin e Donald Trump. Marta Kos, e hodhi poshtë këtë ide. Refuzimi i saj qe kategorik duke e cilësuar "propozim të papranueshëm”. "Ç'do të ndodhë pas janarit kur të nis mandatin presidenti i ri amerikan, mbetet të shohim. Sa i përket ideve për shkëmbim territoresh, jo. Komisioni Evropian dhe unë, nëse konfirmohem, nuk do t'i ndjekim këto tendenca”, ishte e prerë sllovenia Marta Kos, duke shtuar se "evropianët duhet të shikojnë se çfarë mund të bëjnë vetë e jo të presin propozime nga të tjerët”.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI