Flash

Dalin detaje/ Si u zbulua komploti i Iranit për vrasjen e Trump

Lapsi.al 8 November 2024
Dalin detaje/ Si u zbulua komploti i Iranit për vrasjen e Trump

Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzoi të premten një iranian në lidhje me një komplot për të vrarë Presidentin e zgjedhur Donald Trump që dyshohet se ishte urdhëruar nga Garda Revolucionare e Iranit.

Me anë të një deklarate, Departamenti i Drejtësisë tha se Farhad Shakeri kishte informuar zyrtarët "se atij i ishte kërkuar më 7 tetor 2024, të hartonte një plan për të vrarë" zotin Trump.

Shakeri u tha zyrtarëve se një kontakt i tij në Gardën Revolucionale e kishte instruktuar në shtator që për shtatë ditë të hartonte një plan për të ndjekur dhe vrarë zotin Trump, sipas një padie kriminale që u bë publike të premten.

Shakeri u tha forcave të rendit se ai nuk planifikonte të hartonte plane për vrasjen e zotit Trump brenda afatit që kishte caktuar Garda Revolucionare e Iranit, sipas zyrtarëve.

Padia mbështetet tek deklarimet e një agjenti të FBI-së, ku përfshihet përmbajtja e telefonatave me Shakerin, që përshkruhen si të bëra me vullnetin e tij të lirë. Shakeri është një afgan që dyshohet të jetë operativ i Gardës Revolucionare të Iranit.

Departamenti i Drejtësisë tha se 51 vjeçari është me banim në Teheran. Ai kishte emigruar në SHBA si fëmijë dhe u deportua rreth vitit 2008 pas një dënimi për vjedhje. Shakeri është i lirë dhe besohet të jetë në Iran, thanë prokurorët.

Dy banorë të Nju Jorkut, të cilët Shakeri i kishte takuar në burg, Carlisle Rivera dhe Jonathan Loadholt, janë akuzuar gjithashtu se kishin ndihmuar Shakerin për të vrarë një shtetase amerikane me origjinë iraniane në Nju Jork, një kritike e hapur e qeverisë iraniane, e cila ishte vënë më parë në shënjestër për t’u vrarë.

Prokurorët nuk e identifikuan personin por përshkrimi i saj të lë të kuptosh se bëhet fjalë për gazetaren dhe aktivisten Masih Alinejad, drejtuese e një emisioni televiziv të shërbimit iranian të Zërit të Amerikës, e cila ka kritikuar ligjet e Iranit që e bëjnë të detyruar mbulimin e grave.

Ky është një komplot i ri i dyshuar ndaj zonjës Alinejad.

Katër iranianë u akuzuan në vitin 2021 në lidhje me një komplot për ta rrëmbyer atë, dhe në vitin 2022 një person u arrestua me armë para shtëpisë së saj.

Rivera dhe Loadholt po mbahen të ndaluar në pritje të gjykimit. Avokatët e tyre nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment. /VOA

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Gjirokastër

Nje aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur mbremjen e sotme ne rrugen Gjirokaster-Tepelene, prane fshatit Humelice. Viktime ka mbetur nje grua. Policia zbardh me...

19:33

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI