Flash

Rikthehet "Babalja": Kisha pakt me Xhafajn, i vëllai më ka 300 mijë euro borxh!

Lapsi.al 4 November 2024
Rikthehet "Babalja": Kisha pakt me Xhafajn, i vëllai më ka

Albert Veliu, ish-skafisti që denoncoi vëllain e Fatmir Xhafajt i mbetet dëshmisë se parë për Agron Xhafajn edhe pas dënimit me burg të deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Në një filmim në rrjetet sociale, i ashtuquajturi "Babalja" thotë se Agron Xhafaj i ka ende 300 mijë euro borxh për "12 kile" në Itali, ndërsa Fatmir Xhafaj duhet t'i kërkojë falje sepse bashkë kishin një pakt.

"Salianji nuk ka lidhje fare. ia kanë bërë për hakmarrje, gjithcka kam thënë është e vërtetë, e para e punës. E dyta e punës, mua Agron Xhafaj më detyrohet 300 mijë euror, se më ka bërë golin në Itali. Unë nuk kam folur për një pakt që fola në prokurori me vëllain e tij dhe me prokurorin "ti nuk duhet të flasësh, ne s'do flasim" por tani që ai doli në intervistë, po flas, që ata mua më detyrohen 300 mijë euro. Më ka bërë golin në Itali i vëllai i tij. E kam bërë burgun dhe të gjitha, si në Itali, në Belgjikë i kam shlyer detyrimet. Tani punoj në ndërtim, shikoj jetën time. Por ata Salianjit i kanë rënë në qafë. Salianji s'ka lidhje me këtë punë" dëgjohet të thotë Alberti Veliu.

Sipas Albert Veliut, dëshmitari Fredi Alizoti u pagua nga Fatmir Xhafaj apo vëllai i tij Agron Xhafaj. "Babalja" tregon se në një moment edhe ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu iu ul në tavolinë për të komunikuar me të, por ai nuk ka pranuar.

Albert Veliu pranon se USB origjinale të regjistrimit nuk e ka çuar në prokurori, por e mban si garanci për jetën. "Ai kur doli në intervistë, gaboi. Edhe qau. Por ata janë plehra se unë i kam mbajt me bukë, me 10 leksha dikur" u shpreh Veliu.

I ftuar në emisionin “Opinion” pak javë më parë, Fatmir Xhafaj deklaroi se Albert Veliu, ose i njohur ndryshe si personazhi “Babale” është afruar në Partinë Demokratike nga palë të treta dhe në tetor të 2017 ai u takua me Ervin Salianjin. Sipas ish-ministrit të Brendshëm, përgjimi i supozuar është një trillim i stisur nga Albert Veliu dhe Salianji, të cilët më pas ia kanë dhënë gazetarit Jetmir Olldashit.

“Babalja sipas këtyre është vetëofruar. Sipas meje është ofruar nga të tretë të PD. Është takuar për herë të parë, i është besuar kjo gjë Ervin Salianjit. Në Tetor 2017, Salianji i ka kërkuar gazetarit Olldashi, nuk është gazetari Olldashi që ia ka dhënë Ervin Salianjit.

Lexo edhe: Misteri i stilolapsit në dosjen “Babale”, Xhafaj: Nëse do të ishte regjistruesi, do të dilte qartazi mashtrimi publik

Gazetari Olldashi që në atë kohë punonte në një emision investigativ, ka marrë mjetin dhe ka shkuar në Vlorë dhe rrugës në makinë ka bërë intervistë me Babalen. Ka pretenduar sikur ai i ka dhënë atij një stilolaps, ka hyrë 5 minuta në lokalin ku ishte vëllain im dhe ka dalë dhe ka thënë bëra përgjimin. Ka me qindra orë përgjime të bëra nga prokuroria, ka autorizuar përgjime prokuroria, kanë qenë në përgjim të gjithë këta pasi ka shpërthyer kjo gjë. Janë pyetur këta njerëz, kanë deklaruar në Prokurori. Jam 100% i sigurt për atë që them.

Është kthyer në Tiranë, ka shkuar te Ylli Rakipi dhe Ylli Rakipi i ka thënë që nuk e konsideron sepse ky nuk ka fakte, nuk ka prova. Këtë gjë që nuk e pranonte Ylli Rakipi e pranonte SHQUP-i sepse e bëri emision" tha Xhafaj.

Të këshilluara

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë me...

12:54

21 Janari/ Ish-deputeti i PS në SPAK

Ish-deputeti i PS-së Arben Çuko ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme. Ish-deputeti socialist mësohet se ka dëshmuar per 21 janarin. Pas daljes nga SPAK, Çuko...

11:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI