Flash

Masakra në Shkodër/ Si përdorën autorët acid për të zhdukur gjurmët

Lapsi.al 4 November 2024
Masakra në Shkodër/ Si përdorën autorët acid për

Detaje të reja nga masakra e Shkodrës. Autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë.

Aq sa dyshohet se makina tip “Range Rover” është djegur fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit.

Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar shenjat dhe provat trupore që autorët mund të kishin lënë në mjet, si dhe elementë të tjerë identifikues, që mund të çonte policinë në identifikimin e autorëve.

Nga ana tjetër, policia ka kontrolluar dy klinika mjekësore private në Shkodër, me qëllim gjetjen e personit të tretë, që policia dyshon se ka qenë në makinën tip “Benz” me targa kroate dhe që ky person i tretë mund të jetë plagosur dhe për të vërtetuar nëse personi i tretë është Ibrahim Lici.

Kontrollet janë ushtruar pas dyshimeve se mund të jetë paraqitur një person i plagosur, i cili pasi ka marrë mjekim është larguar. Policia ka sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë për të provuar nëse personi i plagosur është paraqitur për mjekim ose jo në klinikat private.

Po ashtu, policia e shtetit për të provuar shkencërisht me prova prezencën në makinë të viktimave dhe personit të tretë të mundshëm të plagosur, ka dërguar për ekzaminim në laborator prova të marra në vendngjarje si fije floku, gjurmë gishti, profile biologjike, profile djerse dhe gjaku për të zbuluar gjurmë të ADN-ve të secilit person që ndodhej në makinë, me qëllim identifikim shkencërisht të personit të tretë në makinë.

Të këshilluara

Ilir Beqaj kërkon lirimin nga qelia

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “arrest në burg” vendosur ndaj tij nga Gjykata e Shkallës së parë me...

12:54

21 Janari/ Ish-deputeti i PS në SPAK

Ish-deputeti i PS-së Arben Çuko ka qenë sot në Prokurorinë e Posaçme. Ish-deputeti socialist mësohet se ka dëshmuar per 21 janarin. Pas daljes nga SPAK, Çuko...

11:15

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI