Flash

Avokati i Ilir Metës paralajmëron kallëzim për arrestimin brutal

Lapsi.al 3 November 2024
Avokati i Ilir Metës paralajmëron kallëzim për arrestimin

Genci Gjokutaj, avokati i kryetarit të Partisë së Lirisë, ka treguar se, ka bërë gati padinë për mënyrën e ndalimit të Ilir Metës.

‘Nesër plotësohet dy javë nga dita e ekzekutimit barbar të atij vendimi, për të cilin ne kemi përgatitur një kallëzim penal’, tha Gjokutaj në A2Cnn.

‘I kam dëgjuar këto atribuime të mediave, portale. Me përgjegjësi ligjore dhe morale, iu them se nga pikëpamja shëndetësore nuk ka asnjë lloj problemi, nuk ka as luhatje të humorit.

Këto janë disa atribuime të shtypit që kanë dalë në momentet e para kur ka shkuar një avokat i paautorizuar, rë cilin zoti Meta e ka përzërë.

Ka shkuar një avokat i paautorizuar nga askush. Unë shkova menjëherë në drejtorinë e policisë ku ndodhej Meta dhe e kam ndjekur edhe në vazhdim’, tha avokati Genc Gjokutaj.

Më tej, avokati u shpreh se është bërë gati kallëzimi penal për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.

‘Kemi përgatitur kallëzimin penal për personat që janë përgjegjës, ministri i brendshëm, drejtori i policisë. Kallëzimi duhet të përmbushë, duhet të dokumentojë faktin që ka ndodhur. Prokuroria është e detyruar të identifikojë personat.

Nëse ne bëjmë kërkesë do të na thonë janë sekret, të dhënë të klasifikuara, por prokurori është i detyruar të kërkojë dokumentacionin e plotë të atij operacioni. Arrestimi i Metës është mesazh për ta denigruar. I ngjajnë atyre aksioneve antimafia në Itali. Këto bëhen kur operacioni është i rrezikshëm dhe mund të godasë me armë’, tha Genc Gjokutaj në ‘Off the Record’.

Të këshilluara

Trafik kilometrik në Elbasan

Trafik i rënduar në daljen e Elbasanit. Burime nga vendngjarja raportojnë se radhët e makinave shtrihen disa kilometra të gjata, duke shkaktuar vonesa të mëdha ...

21:10

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI