Flash

"Shpërfytyrim"/ Berisha komenton daljen e fundit të Ramës në emisionin 'Opinion'

Lapsi.al 3 November 2024
"Shpërfytyrim"/ Berisha komenton daljen e fundit të

Sipas Sali Berishës, Edi Rama u shpërfytyrua nga pensionistet në daljen e tij të fundit në emisionin 'Opinion'. 

Berisha deklaroi se Rama u përpoq ti mashtronte për pensionet të moshuarit në studio, por dy pensionistet sipas tij, e gozhduan Ramën duke ia nxjerrë "lakrat dhe shpirin e tij të zi në shesh". 

Lexo më tej: Dy fytyrat e Ramës për lugën bosh ndaj pensionistëve 

"Një fjalë e urtë thotë; kur nuk ke turp, thua çdo gjë dhe bën çdo gjë. Dhe ky është rasti absolut i Edi Ramës.

Ju e patë vetë se si e shpërfytyruan në studio televizive në një debat që do të hyjë në histori, kur i vogli, mposht tiranin. 

Një debat që do të regjistrohet në analet e debateve, si debati i të gjitha debateve, sepse dy zonja të moshuara e gozhduan tiranin para të gjithë shqiptarëve. 

Ia nxorën lakrat dhe shpirtin e tij të zi në shesh. U përpoq ti mashtronte për pensionet dhe i kërkonte pse më rritet buka, çfarë do të bëj unë me 140 mijë lek, si do të ja bëj unë të pres shkurtin për të bërë analizën. 

Gjeti Selanikun për ti kthyer përgjigje zonjave të nderuara që do të mbeten në historinë e debateve si yjet e vërteta të debatit televiziv dhe se sipas tij, fajin e ka Fevziu. 

Jo more gënjeshtar, o hajdut, fajin e ke ti, o hajdut, fajin e ke ti se vjedh çdo gjë dhe prandaj je i aftë të mashtrosh çdo gjë, të thuash çdo gjë. Ndaj dhe të gozhduan ty, dy zonja që përfaqësuan aty 700 mijë pensionistë shqiptarë, përfaqësuan të gjithë kombin aty, të vërtetat që mbrojtën, kurse ti ngele siç je, e kupton vetë ti." - u shpreh Berisha. 

Lexo më tej: Surpriza për Ramën në Selanik/ Berisha përshëndet aktivistin e Arlind Qorit 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI